Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Propozimi i Ramës për hetimin, si personazhet e Kafkës dhe spitaleve psikiatrik
English

Berisha: Propozimi i Ramës për hetimin, si personazhet e Kafkës dhe spitaleve psikiatrik

Tiranë, 20 dhjetor, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar se kërkesa e PS-së për hetimin e zgjedhjeve është e bazuar vetëm në dyshim dhe në asnjë fakt ose provë.

Ai u shpreh se dy ditë më parë kreu i PS-së ka marrë vendimin për të mos marrë pejsë në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve.

“Nuk pranuan të diskutonin ndaj problematikës ndaj të cilës ne ishim tërësisht të hapur. Unë i bëjë thirrjen më miqësore çdo qytetari që të gjejë pesë minuta koha nga koha e tij dhe te lexojë propozimin e Edivin Krastaq Ramës, ky propozim është i denjë për personazhet e Franc Kafkës ose spitalet psikiatrikë. Në 10 nene në tetë të hetohet dyshim dhe jo të hetohet siç sanksionojnë ligjet aktuale”, tha Beruisha.

Ai u shpreh se kjo psikologji e dyshimit ka nevojë për trajtim mjekësor. Ai u shpreh e kjo është çështje personale e Ramës, por mbrojtja e votës së lirë është çështje e politikës dhe mazhorancës.

“Ervin Kristaq Rama, në një betejë të egër për të dhunuar votën e qytetarëve shqiptarë, vendosi dy ditë më parë që të tërhiqej nga Komisioni Hetimor Parlamentar, ndaj dhe sot nga Komisioni i Ligjeve, u tërhoqën, nuk pranuan të diskutonin në përputhje me vendimin e marrë dy ditë më parë në këtë komision siç ishte vendosur në mbledhjen e konferencës së kryetarëve”, tha dje Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE