Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama pasi u bë dhëndër kërkon ta quajnë shkëlqesi
English

Berisha: Rama pasi u bë dhëndër kërkon ta quajnë shkëlqesi

Tiranë, 20 dhjetor, UPDATE, NOA – Kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat dhe ironinë ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ai u shpreh se kreu i PS-së hoqi dorë nga rinumërimi i votave pasi ka kasatat e qarkut Berat, pasi pa se votimet ishin në rregull.

“Morëm vidiot e Beratit, i mori dhe shkëlqesia e tij, se tani pasi është martuar kërkojnë ta quajnë shkëlqesi. Shkëlqesia e tij dhe nuk guxoi t’i dërgoi në Gjykatë si provë. Absolutisht ishin votime të rregullta”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se mos pranimi i votave të popullit është modeli më i rrezikshëm në politikë.

“Në politikë mund të rastisësh të bësh gabime, fjale të ëndë, implikime nga të rëndat, por më e rënda nga të gjitha është kur nuk je i përgatitur të pranish verdiktin e sovranit. Ky është dhe njeriu më i rrezikshëm në politike”, tha Berisha.

Ai tha se sjellja aktuale e kreut të PS-së është me e rrezikshme sesa ajo që kanë parë qytetarët.

“Qytetarët e kanë parë atë në plazhet e botës. Por ju garantoj se ajo është lule, në krahasim me këtë që po shohin”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Rama duhet të shqyrtojë edhe një herë kërkesën e tij dhe ta përshtatë atë me ligjet e vendit.

a.k./NOA

KOMENTE