Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DASH, Gordon uron Berishën: Liberalizimi i vizave reflekton përpjekjet dhe aspiratat e shqiptarëve
English

DASH, Gordon uron Berishën: Liberalizimi i vizave reflekton përpjekjet dhe aspiratat e shqiptarëve

Washington, 20 dhjetor, NOA – Pesë ditë pas shembjes së murit të vizave dhe hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë, të cilët prej 15 dhjetorit mundën të kalojnë kufirin shqiptar pa vizë përdrejt vendeve të Shengenit, një letër urimi kryeministrit Sali Berisha i ka mbërritur sot edhe nga Zëvendëssekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Philip H. Gordon, i cili e uron shefin e qeverisë për këtë arritje të shënuar. Në letrën dërguar kryeministrit Berisha, e cila është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, Zëvendëssekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit Philip H.Gordon shprehet se vendimi i 8 nëntorit, për t’i dhënë liberalizimin e vizave Shqipërisë, është njohje e shumë përpjekjeve të bëra nga Qeveria shqiptare dhe pasqyron aspiratat e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij moment historik.

Në letrën e tij, zoti Gordon e përshëndet kryeministrin Berisha dhe popullin shqiptarë në emër të SHBA-ve, duke vërejtur Vendimi i 8 nëntorit reflekton aspiratat e qytetarëve shqiptare, të cilët e kanë dëshiruar për një kohë të gjatë arritjen e këtij momenti historik.

“Ky hap i rëndesishëm përforcon progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Gordon.

Më tej ai garanton se SHBA-të e mbështesin fuqimisht integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euro – atlantik, duke theksuar se ndërveprimi në rritje midis qytetarëve të Shqipërisë dhe shteteve anëtare te BE-se është një pjesë jetike e këtij integrimi.

“Ne mbetemi të interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë në fusha me interes te përbashkët”, përfundon letrën e tij të urimit për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, drejtuar kryeministrit Berisha, Zëvendëssekretari amerikan i DASH-it, Philip H.Gordon.

mit/NOA
KOMENTE