Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit nga NOA&MeteoAlb, sot rriten ndjeshëm temperaturat
English

Parashikimi i motit nga NOA&MeteoAlb, sot rriten ndjeshëm temperaturat

Tiranë, 20 Dhjetor 2010 NOA - Kushtet e paqëndrueshme atmosferike mbeten edhe sot, në ditën e parë të javës, në të gjithë territorin e vendit.

Zonat veriore dhe qendrore kane nisur të dominohen nga vranesira dhe reshje shiu por ne zonat jugore reshjet do te jene me intensitet me te ulet.

Ne te njëjtat kushte te vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe dëborës do te mbetemi serish ne oret e mesditës ne veri dhe qender, perjashtuar jugun ku do te kete shkeputje me kthjellime.

Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -2 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 19 gradë Celsius.

Në rajon, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, 1 gradë Celsius kurse në Evropë Oslo do të arrijë deri në -22 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Athinë, 19 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te dobesoje ndjeshem intensitetin e reshjeve duke i zhvendosur ato ne ekstremin verior nderkohe qe zonat e ulta dhe bregdetare do te karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash.

Edhe gjate nates veriu do te mbetet problematik nga reshjet e shiut dhe debores.

Temperaturat e mengjesit do te pesojne 4 grade rritje por edhe mesdita do te sjelle 3 grade rritje te temperaturave ne territorin shqiptar.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det duke arritur shpejtësinë 35 km/h dhe drejtim jugperëndimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 3 balle.

Europa

Ne Europen qendrore do te vendoset nje qender e fuqishme ciklonare e shoqeruar nga nje front i ftohte atmosferik i cili vjen nga oqeani Atlantik duke u shtrire deri ne Qender te kontinentit.

Gadishulli i Ballkanit do te dominohet nga reshje shiu e debore me intensitet mesatar te cilat do te zgjasin deri ne oret e vona te mbremjes.

Ndersa ne Verilindje te kontinentit do te vendoset nje tjeter qender me presion te ulet atmosferik i cili do te sjelle masa ajrore te thata e te ftohta, ku kthjellimet do te jene dominuese por temperaturat do te bien serish.

Persa i perket pjeses tjeter te kontinentit do te dominohet nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Europa Qendrore alarmon reshje debore dhe stuhi te forta ere;

Alpet do te mbetet me debore dhe ere te forte gjate dites;

Spanja rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE