Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria: Insinuatat e Martyt se Shqipëria u bë pengesë për hetimet tërësisht të pabazuara
English

Prokuroria: Insinuatat e Martyt se Shqipëria u bë pengesë për hetimet tërësisht të pabazuara

Tiranë, 20 dhjetor, NOA Update – Disa ditë pas daljes në dritë të raportit të raporterit zviceran Dick Marty, ku krerë të UÇK-së, dhe veçanërisht kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohen si kriminelë e trafikantë organesh pas konfliktit në Kosovë, operacione që sipas martat kryheshin në Shqipëri, Prokuroria e Përgjithshme pasi është njohur në detaje me raportin deklaroi sot pasdite se para disa minutash se akuzat për trafik organesh të ushtarëve serbë të zënë rob gjatë luftës në Kosovë, që sipas raportit kryehej brenda territorit të Republikës së Shqipërisë janë tërësisht të vjetra, të ezauruara dhe pa asnjë bazë vërtetësie. Këshilltari për Marrëdhëniet me Publikun në Prokurorinë e Përgjithshme, Plator Nesturi sqaroi në këtë kontekst se “Deklarimeve të ish-kryeprokurores Carla del Ponte në librin e saj për një bazë në fshatrat e Burrelit ku pretendohej se kryhej heqja e organeve të ushtarëve serbë për qëllime tregtimi, i ka paraprirë në vitin 2004, një verifikim i një grupi të Prokurorisë së Hagës në bashkëpunim me prokurorë shqiptarë, që ka marrë në evidencë këto të dhëna në shtëpinë e supozuar si bazë për këtë qëllim, një hetim që në bazë të verifikimit të përbashkët të ekspertëve të Hagës dhe atyre shqiptarë, rezultoi se të dhënat e parashtruara nuk kishin asnjë bazë vërtetësie, gjë që solli sipas Nesturit edhe mosnisjen e një çështjeje penale nga ana e Prokurorisë së Shqipërisë”.

Duke iu referuar Projekt-Rezolutës së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas publikimit të Raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-s, ish-prokurori Dick Marty, këshilltari i kryeprokurores për median, Plator Nesturi argumentoi se “Pretendimet e paraqitura së fundmi në raportin e Dick Martyt, mbi ekzistencën e bazave të tilla ku presupozohet se janë kryer transplante, si në Fushë Krujë a diku gjetkë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të dhëna për të cilat Prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe për të cilat nuk është njoftuar apo paraqitur kërkesë për hetim nga asnjë organ hetimor ndërkombëtar”.

Në këtë suazë, Prokuroria e Përgjithshme e deklaron të pabazë çdo insinuatë se institucionet shqiptare janë bërë pengesë për hetimin e kësaj çështjeje, duke shprehur sakaq gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet e specializuara ndërkombëtare.

mit/NOA
KOMENTE