Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmohet e dhunohet një gazetare, reagon shoqata
English

Sulmohet e dhunohet një gazetare, reagon shoqata

Prishtinë, 21 Dhjetor 2010 NOA – Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), deklaron se është tejet i shqetësuar për sulmin fizik ndaj gazetares të së përditshmes “Zëri”, Lumturie Blakaj që ka ndodhur mbrëmjen e se dielës në qendër të Prishtinës.

Në letrën me të cilën i është drejtuar zonja Blakaj UGK-së, ajo tregon se një person i panjohur e ka grushtuar atë prapa shpinës dhe e ka tërhequr zvarrë për shtatë metra.

“Një person i panjohur nga mbrapa shpinës, fillimisht me ka grushtuar në shpinë , më pastaj më ka shtrirë për toke, duke më tërhequr zvarrë për gati shtatë metra dhe më pastaj me ka grushtuar serish në pjesën e prapme të kokës. Në ndihmë më kanë dal tre kalimtarë të rastit.”, ka deklaruar znj. Blakaj në letrën e dërguar UGK-së.

Sulmin ndaj gazetares Blakaj, UGK e konsideron të pa pranueshëm dhe si cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe lëvizjes së lirë të gazetarëve.

UGK-ja ka vërejtur se kohëve të fundit nuk kanë munguar kërcënimet ndaj ekipeve të medieve dhe gazetarëve. Prandaj UGK, i bën thirrje institucioneve kompetente dhe përsërit thirrjen që njerëzit që kanë penguar dhe e pengojnë fjalën e lirë të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se i bën thirrje edhe Policisë së Kosovës (PK), që të jenë më vigjilent në mbrojtje të gazetarëve, në mënyrë që t’u mundësohet kryerja e punës në mënyrë profesionale.

Po ashtu UGK i bën thirrje të gjithë kolegëve që të punojnë për lirinë e shprehjes, mbrojtjen e saj dhe të mos bien pre e provokimeve nga njerëzit që i pengon fjala e lirë, - tha Kryesia e Unionit të Gazetarëve të Kosovës.

a.b/NOA

KOMENTE