English

Viti i Ri sjell Cassanon tek Milani

Milano, 21 dhjetor NOA - Cassano do të jetë shumë shpejt pjesë e Milanit, ndërsa Ronaldinho nuk do të lëvizë nga ky ekip. Këto janë të rejat e fundit në merkaton e Milanit, e cila tashmë me Cassanon duhet thënë se ka bërë goditjen më sinjifikative dhe ë prestigjioze në merkato.

për momentin në lidhje me çështjen Cassano, drejtuesit kuq e zinj janë duke punuar me ato të Real Madridit për të kaluar pengesën e transferimit të lojtarit.

Një pengesë, që duhet theksuar se po shihet në mënyrën më të mirë nga të katërta anët, si nga vetë lojtari, ashtu dhe nga ekipet e Milanit, Sampdorias dhe Real Madrid. Duke marrë parasysh marrëdhëniet e mira midis Adriano Gallianit, Florentino Perez dhe Riçardo Garrone, çështja duket kapërcyeshme, kjo duke marrë parasysh insistimin e Milanit për ta çuar dhe Cassanon në Dubai, ku lojtari me shumë mundësi do të bëjë debutimin e parë me fanellën kuq e zi.

r.b/NOA

KOMENTE