English

Zjarr në rafinerinë e naftës, vdesin të paktën 27 persona

San Martin, 20 dhjetor, NOA – Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve 12 fëmijë dhe më shumë se 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe dhjetra shtëpi janë shkatërruar si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një rafineri nafte.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin San Martin në Meksikë, 90 kilometra larg prej kryeqytetit meksikan dhe është provokuar nga një prej bandave që vjedhin kompaninë e naftës Pemex.

Autoritetet vendase kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërkohë që sipas hetimeve të kryera deri më tani shpërthimi erdhi si pasojë e çarjes së një tubi nafte nga hajdutët.

Shumë prej vjedhjeve ndodhin si pasojë e lidhjes së punonjësve të kompanive të naftës me banda te ndryshme.

n.e/NOA

KOMENTE