Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat për trafik organesh, Krasniqi: Shpifje dhe mllef ndaj Pavarësisë së Kosovës
English

Akuzat për trafik organesh, Krasniqi: Shpifje dhe mllef ndaj Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 21 dhjetor, NOA – Akuzat për trafik organesh ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe disa udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dënuar rishtas edhe presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi. Krasniqi i quan tendencioze dhe të mbushura me urrejtje ndaj Kosovës akuzat e raportit të eurodeputetit zviceran, Dick Marty, i cili akuzon Thaçin për drejtim të trafikut të organeve të të ish burgosurve serbë i kryer në përfundim të luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi në Kosovë, zoti Krasniqi theksoi se raporti i Martyt është i mbushur me racizëm dhe me shpifje e trillime, që synojnë destabilizimin e Kosovës.

“Ky Raport është vazhdim i deklaratave shpifëse dhe të papërgjegjshme të ish-kryeprokurores së Tribunalit të hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Karla Del Ponte, të artikuluara në librin “Gjahu”, argumentoi Krasniqi, duke vërejtur se për këto akuza të Del Pontes për trafikim organesh njerëzore e transplantesh apo edhe trafikim armësh e droge nga UÇK-ja, hetuesit nuk kanë gjetur askurrë prova për t’i vërtetuar.

E duke vijuar kundërshtitë e tij për këtë raport, presidenti i Kosovës në detyrë, Jakup Krasniqi theksoi rishtas se mesazhi i akuzave të Dick Martyt është mllefi ndaj pavarësisë së Kosovës dhe çlirimit të saj nga shteti i Serbisë, që dëshmon edhe qëllimet proserbe të raporterit zviceran të KiE-s.

Më herët gjatë ditës së sotme për akuzat e Dic Martyt është shprehur edhe Zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman i cili në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaroi se raporteri Marty duhet t’i dorëzojë faktet e tij pranë prokurorëve të EULEX-it, duke siguruar se SHBA-të janë pro një hetimi serioz për pretendimet e martyt për trafik organesh duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Raporteri për çështjet ligjore dhe të drejtësisë në KiE, Dick Marty ka përpiluar një raport të miratuar të enjten edhe nga KiE, ku akuzon rëndë krerët e UÇK-së se kanë bërë trafik organesh gjatë përfundimit të konfliktit në Kosovë.

Madje Marty thekson se ka fakte që operacionet kryeheshin në Shqipëri madje edhe burgu e trafiku i organeve të robërve serbë bëhej në Shqipëri, në dy shtëpi në zonën e Fushë-Krujës dhe Burrelit.

Raporti është cilësuar tejet fyes nga kryeministri Thaçi, i cili i ka kërkuar Martyt të mbrohet mirë, pasi për zbardhjen e kësaj çështjeje që fyen jo vetëm dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, por edhe atë të popullit të Kosovës, do të bëjë çdo përpjekje.

mit/NOA
KOMENTE