Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha me ambasadorin kroat: Progresi juaj në vend çoi në arritjet historike të Shqipërisë
English

Berisha me ambasadorin kroat: Progresi juaj në vend çoi në arritjet historike të Shqipërisë

Tiranë, 21 dhjetor, NOA - Me rastin e përfundimit të detyrës të tij në vendin tonë, Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim, ambasadorin në largim të Kroacisë, Darko Javorski, i cili vlerësoi arritjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare gjatë katër viteve të fundit, hapa të mëdha të cilët sipas diplomatit kroat kanë çuar në një progres të admirueshëm pozitiv në të gjitha fushat, por në veçanti çuan në finalizimin e arritjeve historike, anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave dhe ecjen përpara drejt integrimit në BE. Kryeministri Berisha e vlerësoi ambasadorin në ikje të Kroacisë për kontributin për forcimin e mëtejshëm të miqësisë tradicionale midis dy popujve dhe vendeve, si dhe zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimit të gjithanshëm midis të dy vendeve mike, aleate e partnere në të gjitha fushat.

Ambasadori Javorski bëhet e ditur në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë i shprehu shefit të qeverisë shqiptare, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të tij dhe të qeverisë shqiptare gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në takim u rikonfirmua vendosmëria e të dy vendeve dhe qeverive, për të zgjeruar dhe thelluar edhe më tej, në të ardhmen miqësinë tradicionale midis të dy popujve, si dhe marrëdhëniet e ngushta të partneritetit aleancës.

Gjithashtu dy bashkëbiseduesit siguruan për vazhdimin e bashkëpunimit frytdhënës në dobi të interesit të ndërsjellë të të dy popujve si dhe paqes dhe bashkëpunimit në rajon.

mit/NOA
KOMENTE