Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Buka si luks
English

Buka si luks

Çmimi i bukës u ngrit sërish në Kosovë. Dhe kërcënon të ngrihet prapë. Nga 30 cent që paguanim, për një bukë 500 gramëshe tash paguajmë 40 cent. Ndërkohë që furrtarët na thonë se të njëjtën bukë do ta paguajmë 50 cent. E tërë kjo për shkak të lëvizjes së madhe të çmimit të grurit në tregun ndërkombëtarë, si dhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës në të njëjtin treg ndërkombëtar. Sikur çdo gjë tjetër edhe çmimi i bukës sonë na varet kryekëput nga mjedisi ndërkombëtar

Nga Lëvizja Vetëvendosje!

Kjo nuk është gjë e zakonshme. Nuk është e zakonshme sepse një shtet sovran me institucione sovrane, dhe me qeveritarë të përgjegjshëm, do të duhej të shërbente si një lloj paravani mbrojtës që e ndal ekspozimin e drejtpërdrejt të qytetarit ndaj tregut për ato artikuj pa të cilët jeta nuk është e mundshme.

Se çka është shteti nëse jo institucion që e mbron qytetarin, dhe ia garanton atij të drejtat dhe barazinë ligjore, politike e shoqërore. Në mungesë të një shteti të tillë jeta e qytetarit të Kosovës vërtetë është bërë objekt tregu e tregtie. Ne të gjithë jetojmë në bursë. Këta që na e premtuan mbijetesën dhe përparimin, kanë hequr dorë fare nga përparimi dhe na e kanë shndërruar mbijetesën në luks.

Se një bukë që kushton 40 ose 50 cent për 45% të popullsisë që nuk i kanë më shumë se 1.7 euro për t’i shpenzuar në ditë vërtetë është e papërballueshme, është artikull me çmim luksi të cilin mund të planifikojnë ta blejnë ndonjëherë për festa. Kështu premtimet boshe të Hashim Thaçit se do të ketë rritje rrogash dhe jetesë më të mirë për të gjithë, menjëherë pas përfundimit të fushatës parazgjedhore u shndërruan në rritje shpenzimesh dhe varfërim të metëjshëm për shumicën.

Ky problem ishte zgjidhur thjeshtë po të kishte pasur Kosova rezerva shtetërore. Se këto rezerva grumbullohen pikërisht për momente krizash – e pakësimi i bukës apo ngritja e madhe e çmimit të saj është moment krize – në mënyrë që përmes rezervave të shmanget kriza apo të zbuten efektet e saj për popullin.

Rezervat shtetërore të grurit do të hudheshin tash në treg dhe me to shtetin do ta pamundësonte rritjen e çmimit të miellit e bukës. E njëjta gjë vlen edhe për naftën.

Mirëpo shteti i Kosovës kurrë nuk grumbulloi rezervat e veta. Rezervat shtetërore po ashtu do të blenin rendimente dhe produkte të gatshme ushqimore me qëndrueshmëri afatgjatë drejtpërdrejtë nga prodhuesit vendorë me qëllim të krijimit dhe mirëmbajtjes së një rezerve me kapacitete të mjaftueshme për tejkalimin e emergjencave dhe krizave në rast të shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme.

Efekti ekonomik i rezervës shtetërore do të ishte shndërrimi i shtetit në blerës standard dhe të përhershëm të prodhimit vendor bujqësor, duke garantuar një kërkesë të përhershme për prodhuesit vendor të prodhimeve bujqësore dhe të industrisë ushqimore.

Pra do të nxitej edhe prodhimi bujqësor dhe do të zhvillohej bujqësia në përgjithësi, veçanërisht me kombinimin e subvencioneve për bujqësi (edhe një tjetër instrument ndihmues i shtetit për ekonominë e shoqërinë). Një tjetër intervenim i shtetit që do ta zbuste situatën e krijuar pas shtrenjtimit të grurit e miellit, do të ishte edhe heqja e tërësishme e TVSH-së për miell e bukë, që e ndikon dukshëm çmimin e këtyre artikujve.

E qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmarrë e as që e ka ndërmend ta ndërmerr asnjë prej këtyre masave. Prandaj ne e kemi këso cilësie të jetës çfarë e jetojmë përditë – sepse po na e ndërtojnë një shtet që nuk është për ne, por për ata që e përballojnë dhe, më me rëndësi, e duan shumë luksin.

KOMENTE