Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshmitari: Serbët më ofruan 100 mijë euro që të gënjeja për trafik organesh
English

Dëshmitari: Serbët më ofruan 100 mijë euro që të gënjeja për trafik organesh

Prishtinë, 21 dhjetor, NOA – Dalin provat e para mbi mënyrën e hartimit të raporteve për trafik organesh. Një dëshmitar ka thënë për mediat kosovare se Igor Juçinac, i ka ofruar shuma të mëdha parash që të deklarojë se është në djeni të “shtëpisë së verdhë”.

Dëshmitari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, thotë se nuk e ka pranuar ofertën për të bërë dëshmi të rreme për trafikim organesh, madje dhe e ka paditur në polici Juçinacin, por dëshmia e tij kurrë nuk është marrë parasysh nga prokuroria.

Policia e Kosovës ka arrestuar vitin e kaluar Igor Juçinac dhe dy serbë tjerë, nën dyshimin se kanë kryer vepra kriminale, duke ofruar shuma të mëdha parash, më shumë se 100 mijë euro për të gjithë ata që bëhen dëshmitarë të aferës rreth marrjes dhe trafikimit të organeve njerëzore nga ushtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Por të arrestuarit, janë liruar gjatë vitit 2010 nga një gjykatës ndërkombëtar, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme në akuzën ndaj të dyshuarve.

Dëshmitari deklaroi se gjatë takimit Juçinac i ka thënë se kanë të bëjmë me një biznes që do të përfitojnë shumë, dhe e ka pyetur se për çfarë biznesi bëhet fjalë, Igori i është përgjigjur se vinë disa persona nga Beogradi, që të kërkojnë një deklaratë nga ai, dhe duhet të thotë atë që të thonë ata, pa marrë parasysh nëse di diçka apo nuk di, dhe i ka përmend “shtëpinë e verdhë”.

Dëshmitari pohoi se së pari i ka ofruar 30 mijë euro për deklaratën e rrejshme, herën e dytë 70 mijë dhe herën e tretë 100 mijë euro, të cilat para nuk i ka pranuar.

Akuzat për dëshmi të rreme nuk u morën kurrë parasysh nga prokurorët dhe gjykatësit që u morën më lëndën e serbëve të akuzuar për këtë krim.

a.k/NOA/RTK

KOMENTE