English

Inter: Në fillim Leonardo dhe më pas Murinjo

Milano, 22 dhjetor NOA - Një thirrje telefonike nga Milano për në Liverpul ka vendosur në mënyrë përfundimtare lamtumirën e Rafa Benitez, i cili që nga dita e mërkurë do të njihet plotësisht si ish-trajner. Kështu mund të themi se Inter do të gjejë sa më shpejt zëvendësuesin e tij dhe Moratti me sa duket mund të sjellë në drejtim të ekipit Leonardon, kjo duke parë se mundësitë për të sjellë Spalletin tek Inter ishin me të vërtetë të pakta. Megjithatë ëndrra e vërtetë e Moratti mban vetëm një emër dhe ia shpreson shumë në një rikthim të Murinjos.

r.b/NOA

KOMENTE