Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-shefi i SHIK të Kosovës: Marty ka kryer krim
English

Ish-shefi i SHIK të Kosovës: Marty ka kryer krim

Prishtinë, 21 dhjetor, NOA - Kadri Veseli, ish-shef i Shërbimit informativ të Kosovës, i ka thënë “EUobserver” se raporti i Dick Martyt për trafikim me organe është një përpjekje për ta sabotuar procesin e paqes në Ballkanin perëndimor.

"Unë jam i bindur se raporti si i tillë, i pabazuar në fakte, në dëshmi dhe pa mbështetje të asnjë hetimi të vërtet ligjor, është bërë drejtpërsëdrejti kundër përpjekjeve të kosovarëve dhe partnerëve tanë për ta sjellë paqen dhe tolerancën në Ballkanin perëndimor pas një periudhe të gjatë konfliktesh dhe vuajtjesh”, ka thënë Veseli.

Ai shtoi se raporti nuk u ndihmon bisedimeve të ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Veseli ka drejtuar Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) deri në vitin 2008 pasi kishte ndihmuar në krijimin e një dege të veçantë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta.

Ai është njëri nga gjashtë personat e përmendur, së bashku me kryeministrin Thaçi, në raportin e fundit të Martyt të paraqitur para Këshillit të Evropës si përgjegjës për trafikim me organe njerëzish nga të burgosurit serbë dhe për kontrabandë me heroinë me një grup të organizuar kriminelësh që ka operuar për vite të tëra nën mbulesën e UÇK-së.

"Dick Marty, si një njeri me përvojë në çështjet ligjore, duhet ta kuptojë procesin hetues dhe ta respektojë atë duke ofruar dëshmi tek autoritetet kompetente, që në rastin tonë është misioni EULEX”, ka vazhduar Veseli. "Por, meqë ai po provon të manipulojë me fakte duke e imponuar versionin e tij të së vërtetës, ai ka kryer një krim. Ai ka vendosur të gjykojë jo vetëm disa emra, por të gjithë kombin”.

Reagimi i Veselit vjen pas një interviste të Hashim Thaçit dhënë agjencisë së lajmeve “Reuters” ditën e hënë kur tha se planifikon t’i padis disa politikanë për shpifje.

Raporti i Martyt thotë se disa agjenci të shërbimeve sekrete perëndimore, përfshi atë të Britanisë, Gjermanisë, Greqisë, Italisë dhe SHBA-ve, kanë qenë në dijeni të aktiviteteve “të rrezikshme” të të ashtuquajturit Grupi i Drenicës, banda kriminale të cilën thuhet se e kanë drejtuar Veseli dhe Thaçi.

Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë brenda institucioneve të BE-së, i ka thënë “EUobserver”-it se Brukseli është befasuar nga të gjeturat e Martyt dhe se reputacionit të Thaçit i është shkaktuar dëm i konsiderueshëm.

a.k/NOA

KOMENTE