Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeshefi i zgjidhjes së Krizave futet në bisedime me kreun e Policisë së Kosovës
English

Kryeshefi i zgjidhjes së Krizave futet në bisedime me kreun e Policisë së Kosovës

Drejtori i përgjithshëm i PK-se, priti në një takim zyrtarë kryeshefin e zyrës se drejtorit te përgjithshëm te policisë Hungareze si dhe kryesuesin e qendrës ndërkombëtare trajnuese per menaxhim të krizave civile dhe departamentit per mbeshtetje ne kuader te ministrise se puneve te brendshme

Prishtinë, 21 Dhjetor 2010 NOA - Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, z. Reshat Maliqi, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës me bashkëpunëtoret e tij, priti në takim zyrtar, delegacionin Hungarez ne përbërje prej z. Dr. Attila PIROS kryeshef i zyrës se drejtorit te përgjithshëm te policisë Hungareze si dhe z.Laszlo Kelemen kryesues i Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese per Menaxhim te Krizave Civile dhe departamentit per mbeshtetje ne kuader te ministrisë se Punëve te Brendshme.

Qëllimi i vizitës së delegacionit të Hungarisë ishte njoftimi me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, njohja me organizatën policore, gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, si dhe ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit dhe koordinimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Reshat Maliqi, i informoi përfaqësuesit e delegacionit Hungarez lidhur me strukturën e policisë së Kosovës , situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin-koordinimin ndër policor dhe për të arriturat e PK-se në luftimin e krimit, e posaçërisht krimit të organizuar, reformat e bëra ne Polici dhe metodologjinë e re të punesë.

Drejtori i përgjithshëm i PK-se falënderoi z. Kelemen për bashkëpunim e treguar me policin e Kosovës, falënderoi për ofrimin e trajnimeve ne Hungari te zyrtareve te PK-se, te njësit K9, te zyrtareve policor te aeroportit ndërkombëtar te Prishtinës si dhe zyrtareve policor qe priten edhe ne vitin e ardhshëm te vijojnë trajnimet ne Hungari.

Maliqi njeherit falënderoi për punën e zyrtareve policore të Hungarisë që po kryejnë në misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe njëkohësisht premtoi vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm nder policor.

Kurse z. Kelemen në diskutimin e tij çmoi lart punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës në krijimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, e në veçanti shprehi gatishmërinë për bashkëpunim policor si dhe mundësin për trajnime te zyrtarëve policore ne fusha te ndryshme te policisë si në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit trans kufitar ku Hungaria do te jetë partnere e përhershme me policinë e Kosovës.

Delegacioni Hungarez gjatë të martës pritet të vizitojë edhe zyrtaret policorë ne Aeroportin ndërkombëtar te Prishtinës, ku një numër i zyrtareve te PK-se kane kryer trajnime ne Hungari.

a.b/NOA

KOMENTE