Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Ruli ka lejuar vdekje e minatorëve në Bulqizë, Prokuroria të ndërhyjë
English

Shalsi: Ruli ka lejuar vdekje e minatorëve në Bulqizë, Prokuroria të ndërhyjë

Tiranë, 21 dhjetor, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar sot sqarime nga ministri i Bujqësisë Genc Ruli për lejet minierare të dhëna gjatë kohës që ishte në krye të ministrisë së Ekonomisë. Deputeti Eduard Shalsi tha sot për mediat se Ruli ka favorizuar firmën ACR për të punuar në miniera pa pasur dokumentacionin e duhur.

“Praktikisht me bekimin e Genc Ruli kompanisë ACR i është njohur e drejta të shfrytëzojë minierat e kromit, pa kryer asnjë prej investimeve të parashikuara në kontratë. Ndërkohë që koston e këtij korrupsioni nuk e paguan Genc Ruli, por ata dhjetëra minatorë që punojnë, plagosen e humbasin jetën në kushtet më çnjerëzore në minierat e Bulqizës”, tha Shalsi.

Ai shtoi se në bazë të kontratës së dhënë për këtë kompani, ministri ka toleruar dhe aksidentet e minatorëve.

“Ashtu si në rastin e koncesioneve, ashtu si në rastin e licencave për HEC-et, ashtu si në rastin e privatizimeve korruptive, kjo aferë sërish mban firmën e Genc Rulit. Ndryshimi i vetëm është se në këtë rast ministri Ruli nuk ka shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme financiare, por ka toleruar edhe humbjen e jetës së minatorëve të Bulqizës në emër të përfitimeve të kompanisë ACR dhe të përfitimeve të tija personale”, tha ai.

Ai u shpreh se kompania ACR duhet të investojë në periudhën 2009 - 2013 miliona për rinovimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në miniera.

Sipas tij ky investim për kushtet e sigurisë do të kishte shpëtuar jetët e minatorëve të Bulqizës.

“Por në mënyrë aspak transparente, vetëm pak ditë pas grabitjes së zgjedhjeve të 28 qershorit, në 9 korrik 2009, ish ministri i ekonomisë Genc Ruli ka miratuar kërkesën e kompanisë ACR për ndryshimin e afateve të investimit prej 13 milion eurosh. Miratimin e këtyre ndryshimeve Genc Ruli nuk ka marrë mundimin as ta kalojë për miratim në Kuvend, duke shkelur kështu me të dyja këmbët ligjin shqiptar”, tha sot deputeti i PS-së.

Sipas Shalsit shkelja e ministrit ka të bëjë dhe me shtyrjen e afateve të investimit kompanisë ACR.

“Ai e ka favorizuar atë edhe duke i toleruar afatet e pagesës së gjobave për mosrealizimin e një investimi të mëparshëm prej 22 milion eurosh. Investim të cilin kjo kompani duhet të kishte kryer deri në vitin 2010. Pra Ministri Ruli jo vetëm që ka favorizuar në mënyrë korruptive kompaninë ACR duke i shtyrë asaj afatet e investimeve, por i ka njohur vetes edhe të drejtën të zbatojë kompetencat e ministrisë të financave duke e lidhur pagesën e gjobës prej 1.6 milion eurosh nga ana e kompanisë ACR me rimbursimin e TVSH që do t’ i bëhej kësaj kompanie për shkak të statusit të saj si kompani eksportuese”, tha Shalsi.

Shalsi kërkoi shpjegime nga ministri Ruli për këtë ras dhe ka theksuar se Prokuroria duhet të hetojnë në lidhje me këto akuza.

“Por mbi të gjitha i bëjmë thirrje Sali Berishës që të japë llogari përpara familjeve të minatorëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtij korrupsioni se c’masa do të marrë për këtë shkelje të ministrit Ruli. Dhe në fund një pyetje për Prokuroren e Përgjithshme: Çfarë tjetër duhet të bëjë një ministër në shkelje të ligjit për tu marrë i pandehur?”, tha sot Shalsi.

a.k/NOA

KOMENTE