Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulen dënimet me vdekje në SHBA, s’ka para për helm
English

Ulen dënimet me vdekje në SHBA, s’ka para për helm

Nju Jork, 21 dhjetor, NOA – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në rënie numri i dënimeve me vdekje nga drejtësia. Sipas mediave amerikane ulja e numrit nuk ka të bëjë me një politikë më humaniste, por me rritjen e çmimit të helmit që përdoret për injeksionin vdekjeprurës.

Lajmi është konfirmuar nga raporti vjetor i Qendrës së Informimeve për Dënimet me Vdekje në SHBA. Sipas studimit kriza ekonomike ka bërë që të blihet më pak ilaç për injeksion.

Në vitin 2010, sipas studimit, numri i ekzekutimeve me vdekje në burgje ka rënë me 12 për qind.

Kjo është për qindja më e ulët që kur dënimi me vdekje u reduktua në disa shtete të SHBA-ve, në vitin 1976.

a.k/NOA

KOMENTE