Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID, projekt i ri 5-vjeçar për transparencë dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë
English

USAID, projekt i ri 5-vjeçar për transparencë dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë

Tiranë, 21 dhjetor, NOA – USAID prezantoi sot projektin më të ri në mbështetje të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Programi i USAID për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri i emërtuar JUST është një projekt pesëvjeçar, i cili synon rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata, konsolidimin e rolit mbikëqyrës dhe antikorrupsion të organizatave të shoqërisë civile dhe medias, si dhe forcimin e arsimimit juridik dhe avokatisë në Shqipëri.

Ky projekt i USAID-it u bë publik gjatë një aktiviteti të posaçëm të organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nën lajtmotivin “Për një Drejtësi më Transparente, të Efektshme dhe të Përgjegjshme në Shqipëri”.

Gjatë aktivitetit ku merrnin pjesë ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dhe nënkryetari i kLD-së Kreshnik Spahiu, kryetarë dhe kancelarë gjykatash nga i gjithë vendi, përfaqësues të shoqatave profesionale në fushën e drejtësisë, nga shoqëria civile, dhe media u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet sot sistemi i drejtësisë në vend.

Drejtori i Misionit të USAID-it në Shqipëri, Xhozef C. Uilliams në fjalën e tij përshëndetëse ritheksoi angazhimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar ndihmën për forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes demokratike në Shqipëri.

Ndërkohë që Ministri i Drejtësisë Nishani dhe Zëvendës Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, vunë në dukje rëndësinë e mbledhjes së bashku të të gjithë aktorëve kryesorë për të diskutuar mbi çështje aktuale, që lidhen me nevojën për një funksionim më transparent dhe të efektshëm të gjykatave shqiptare.

Diskutimet në Konferencë u përqendruan mbi mënyrat për krijimin e një sistemi më të fortë të arsimit të lartë juridik dhe trajnimit profesional të vazhdueshëm, përmirësimin e vetë-rregullimit të avokatisë, si dhe marrëdhënie më të mira ndërmjet gjykatave dhe shoqërisë civile e medias.

mit/NOA
KOMENTE