Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën kabllon e Rojës Detare, arrestohen dy persona
English

Vodhën kabllon e Rojës Detare, arrestohen dy persona

Vlorë, 21 dhjetor, NOA – Dy të rinj janë arrestuar dje nga Policia e Vlorës pasi kanë vjedhur kabllon elektrik që furnizonte me energji Pikën e Vëzhgimit Detar në Zvërnec. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Vlorë raporton se të arrestuarit janë nga qyteti i Fierit.

Bëhet fjalë për Aldison Shkëlqim Haxhiaj, 22 vjeç banues në lagjen “Afrim i Ri” në Fier dhe Andi Cane Gabaj, 26 vjeç banues në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Dy të rinj, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05.30 në afërsi të fshatit Zvërnec kanë kishin prerë linjën elektrike prej kabllo bakri, që furnizonte me energji elektrike pikën e vëzhgimit.

Policia ka rënë në gjurmët e tyre dhe ka arritur t’i ndaloj pas disa minutash. Më makinën me të cilën udhëtonin, tip “Benz” me targa TR 6209 ndodhej 200 m linear kabull elektrik.

Gjithashtu në makinë u gjetën edhe një palë pinca që shërbenin për prerjen e kabllit.

a.k/NOA

KOMENTE