Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e PS përgjigjet PD: Kërcënimet dëshmojnë lidhjet e Ramës me grupet e drogës
English

Akuzat e PS përgjigjet PD: Kërcënimet dëshmojnë lidhjet e Ramës me grupet e drogës

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe akuzoi sot kryeministrin Berisha se ka krijuar struktura kriminale brenda ministrisë së Brendshme për t’i mbyllur gojën opozitës dhe ndalur fushatën antikorrupsion të ndërmarrë nga opozita, përgjigjia ka mbërritur edhe nga mazhoranca përmes deputetit Edi Paloka, i cili ka akuzuar se me kërcënimet në fjalë dëshmohet lidhja e Edi Ramës me bosët e drogës. Paloka theksoi se gjatë këtyre viteve emri i Edi Ramës është lakuar gjerësisht në raporte dhe media për lidhjet e tij me grupet e mëdha të drogës, si ato të Kadriovskit, Ginës, Aldo Bares.

Sipas deputetit të PD-së, dalja e sotme e çakallit të Edvin Ramës, sikundër ai quan deputetin socialist Erion Braçe, dëshmon thjeshtë luftën midis klaneve të drogës dhe fakton në mënyrë të qartë lidhjet e Edvin Ramës, të njohura publikisht në mënyrë të përsëritur.

Akuzat e ndërsjella mes PS-së dhe PD-së erdhën pas akuzave ndaj kryeministrit Berisha ku deputeti Braçe deklaroi se ai dhe kryetari i PS-së janë kërcënuar duke u akuzuar se kanë kryer dy vrasje dhe kanë lidhje me krimin e organizuar.

Sipas Braçes, në adresë të tij ka ardhur një zarf me një letër dhe CD me emrin e Kadriofskit, ku në letër thuhet se CD-ja do të publikohet në media, nëse brenda 24 orësh, Braçe dhe Rama nuk heqin dorë nga publikimi i akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë, kërcënim ky që sipas socialistëve duket të jetë vulosur nga vetë kryeministri Berisha, përmes emrash të tjerë.

mit/NOA
KOMENTE