English

Arrestohet i shumëkërkuari Alxhi Nallbani, kushëri i Aldo Bares

Tiranë, 22 dhjetor, NOA Foto update – Një i shumëkërkuar për trafik droge, është arrestuar nga policia e shtetit vetëm pak minuta më parë. Burime nga policia thanë për agjencinë NOA se është arrestuar 33 vjeçari Alxhi Nallbani, një kontingjent i njohur i bandave të trafikut të drogës.

Sipas policisë Alxhi Nallbani është kushëri i trafikantit dhe kriminelit të njohur të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

33 vjeçari Alxhi Nallbani i dënuar me 14 vjet burg nga autoritetet italiane akuzohet për trafik droge, madje ai është anëtar i një bande kriminale.

I shumëkërkuari mësohet se është arrestuar para pak minutash në një banesë në një pallat në Tiranë.

Policia bën me dije se Alxhi Nallbani figuronte me nofken Xhili në përgjimet e kryera nga policia italiane.

Arrestimi i këtij personi të shumëkërkuar nga drejtësia erdhi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes dy policive fqinje.

KOMENTE