Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Braçe: Unë dhe Rama jemi kërcënuar nga Kadriovski
English

Braçe: Unë dhe Rama jemi kërcënuar nga Kadriovski

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçë ka denoncuar sot një kërcënim që ka ardhur në adresë të tij nga Daut Kadriovskit. Në një cidi që deputeti i PS-së ka marrë ditën e hënë, Kadrovski akuzon atë dhe Ramën për dy vrasje. Detajet janë dhënë nga deputet i PS-së, sot në një konferencë për mediat.

Braçe tha se akuzat janë bërë ndaj tij dhe Ramës, por edhe gjithë politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoni.

Braçe tha se pas këtij kërcënimi që vjen nga njeriu i njohur i mafias Kadriovski fshihet Sali Berisha.

Ai tha se në seancën e e fundit Parlamentare Berisha i ka përmendur pikërisht kadriovskin atij.

Braçe tha se në letrën që i shkruhej atij, thuhej se kishte vetëm 24 orë kohë para se të publikohej CD-ja me materialet komprometuese.

Braçe tha se në CD, Kadriovski, personi që kërkohet në 12 shtete për krim të organizuar, akuzon atë dhe Ramën për vrasjen e dy personave; një në Tiranë dhe një në Maqedoni.

Deputeti i PS-së tha se ky kërcënim i ulët ka si qëllim frikësimin e opozitës për aferat e korrupsionit që po nxjerr.

a.k/NOA

KOMENTE