Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazetarët kërkojnë transparencë më të madhe nga Gjyqësia, Prokuroria dhe Policia
English

Gazetarët kërkojnë transparencë më të madhe nga Gjyqësia, Prokuroria dhe Policia

Prishtinë, 22 dhjetor NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), sot ka organizuar debatin me temën “Sfidat e gazetarëve gjatë raportimit nga sektori i Sigurisë dhe Gjyqësisë”, me ç’rast është diskutuar për problemet me të cilat hasin gazetarët në këto dy sektor dhe për mundësinë e përmirësimit të kësaj gjendjeje.

Kryetari i UGK-së, Muhamet Jahiri tha se sfidat kryesore të gazetarëve që përcjellin këto dy sektorë janë mungesa e transparencës, mos lejimi i qasjes në dokumentet zyrtare, mos përkrahja e gazetarëve nga zyrtarët për informim, dhe pengesa në ushtrimin e detyrës në vendin e ngjarjes.

Gjatë këtij debati kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Enver Peci është pajtuar me gjendjen e rëndë në sistemin gjyqësor duke e quajtur atë si të brishtë.

Peci tha se KGJK-ja, është e gatshme të ketë qasje transparente ndaj medieve ndërsa pranoi se problemet e gazetarëve gjatë raportimit nga fusha e gjyqësorit janë evidente.

Ai është zotuar se KGJK-ja, do të punoj në drejtim të zgjidhjes së problemeve që hasen gjatë raportimit nga sektori i gjyqësisë ndërsa tha se ky institucion do të angazhohet që vendimet dhe oraret e proceseve gjyqësore të bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të KGJK-së, e cili sipas tij tani më është duke u krijuar.

Ndërkaq kryeprokurori i Republikës së Kosovës, Ismet Kabashi, ka premtuar përmirësim të komunikimit në mes Prokurorisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ai tha se prokuroria është në proces të rekrutimit të zyrtarëve për informim për prokurorit e Qarkut në Kosovë. Kabashi theksoi se për prokurorinë do të jenë prioritet lëndët që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj gazetarëve të Kosovës.

Edhe Ajna Gashi, koordinatore e Gjykatës Supreme të Kosovë, duke folur për transparencën mes këtij institucioni dhe gazetarëve tha se kjo gjykatë pati hapur konkurs për pranimin e zyrtarëve për informim por sipas saj nuk është paraqitur askush për këtë pozitë.

Ndërsa ndihmësi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës (PK), Kadri Arifi tha se PK-ja ka bërë hapa pozitiv në drejtim të lejimit të gazetarëve në qasjen e informatave.

Ndërkaq, edhe zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani tregoi se gjatë vitit 2010 PK-ja ka lëshuar mbi një mijë komunikata për media që sipas tij kjo dëshmon për përkushtimin e këtij institucioni ndaj medieve dhe opinionit publik.

I pranishëm në debat ishte edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Musa Dragusha, i cili theksoi se gjykatat në Kosovë duhet të pranojnë të drejtën e secilit për informim, transparencë, nevojën për zhvillim të gazetarisë hulumtuese, lirinë e shprehjes, të drejtën në informacione dhe nevojën e gazetarëve për prezantim gjithëpërfshirës të ngjarjeve dhe rasteve gjyqësore.

Në anën tjetër gazetarët gjatë debatit shfaqen problemet e tyre me të cilat ballafaqohen gjatë raportimit nga Siguria dhe Gjyqësia. Sipas tyre mungesa e zyrave të informimit nëpër gjykata, mungesa e uebfaqeve zyrtare, mos njohja e rregullave dhe procedurave për komunikim me media nga gjyqtarët dhe prokurorët, janë sfidat me të cilat zakonisht hasin gazetarët.

Gjatë debatit gazetarët kërkuan që këto institucione të jenë më të hapura ndaj tyre dhe të krijojnë rregulla për mes të cilave gazetarëve do t’iu mundësohej raportim i drejtë për proceset gjyqësore, dhe për rastet të cilat janë nën hetim nga prokuroria dhe policia.

UGK në ditën në vijim do t’i nxjerr rekomandimet nga ky debat dhe do t’ua adresoj institucioneve kompetente.

a.b/NOA

KOMENTE