Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KESH: Vazhdojnë shkarkimet nga HEC-et
English

KESH: Vazhdojnë shkarkimet nga HEC-et

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Për shkak të rritjes së prurjeve të ujërave në kaskadën e hidrocentraleve të lumit Drin, shkarkimet vazhdojnë ende prej tyre. Një fakt të tillë e ka bërë me dije në raportimin e saj të fundit Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, sipas të cilës, gjithsesi ato janë në nivele të kontrolluara.

Konkretisht, mësohet se shkarkohen më pak se 1000 me3 në sekondë duke përfshirë dhe agregatët e hidrocentraleve.

“Ka patur tendencë për të rritur shkarkimet jo për shkak të Fierzës, por për shkak të prurjeve anësore në Koman dhe në Vaun e Dejës që u shtuan për shkak të shkrirjes së dëborës pasi pati një rritje të shpejtë të temperaturave. Megjithatë situata në kaskadë paraqitet nën kontroll, por problemet kryesore janë nga shkrija e dëborës në Alpet tona dhe në Malin e Zi që kanë shtuar liqenit”, ka qenë sqarimi përkatës që ministri i Energjetikës, Ilir Meta ka dhënë lidhur me një fakt të tillë.

Konkretisht, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka raportuar se deri në orën 12:00 të ditës së djeshme niveli i hidrocentralit të Fierzës ka qenë 284.35 metra, prurjet 1100 m3/sek dhe shkarkimet 444 m3/sek.
Kurse niveli i Komanit ka qenë 171.47 metra dhe prurjet 993 m3/sek, e shkarkimet 300 m3/sek.
Në fund, të dhënat për hidrocentralin e Vaut të Dejës tregojnë se niveli i tij është 73.19 metra, prurjet 1200 m3/sek dhe shkarkimet 450 m3/sek.

n.e/NOA

KOMENTE