Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush do të bëhet milioner? Agron Llakaj flet për show-n më të ri
English

Kush do të bëhet milioner? Agron Llakaj flet për show-n më të ri

Tiranë, 22 Dhjetor 2010 NOA - Kush do të bëhet milioner, tashmë e ka një mundësi edhe në Shqipëri. Televizioni kombëtar Klan e ofron në mënyrë ekskluzive për të gjithë, mundësinë për të prekur nga afër ëndrrën e tyre për tu bërë milionerë. Kjo në sajë të lojës së famshme “Kush do të bëhet milioner”, një lojë aq sa argëtuese për publikun aq edhe fitimprurëse për personazhin kryesor të saj, që mund të jetë gjithkush.

“Kush do të jetë milioner”, është loja më e famshme në historinë e televizionit botëror. Ajo garanton audiencë të jashtëzakonshme, spektakël dhe me ndihmën e fatit , para për lojtarin kryesor.

Formati i emisionit është licencuar nga dy kompanitë e mëdha televizive në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2Way traffic dhe Sony Pictures.

Licenca për t’u transmetuar në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni është blerë nga kompania Grand Media, e cila garanton një sukses të jashtëzakonshëm të emisionit Kush do të bëhet milioner.

Kjo lojë që më 17 janar do të çelë siparin në Tv Klan, pritet të hapë dyert për një epokë të re spektaklesh që nuk janë parë në Shqipëri.

Promovimi i këtij projekti bëhet në Itali, prej nga shqiptarët e kanë ndjekur për së pari lojën e famshme. Një ekip i përbashkët i kompanisë Grand Media dhe Tv Klan, ishte i ftuar në studiot e emisionit “Chi Vuole Essere Millionario” të prezantuesit të famshëm Xherri Skoti.

Po ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim, Scotti ishte në rolin e konkurrentit ndërsa moderatori I lojës ishte ai që tani e tutje do të jetë ikona e këtij formati të famshëm, prezantuesi dhe aktori i mirënjohur Agron Llakaj. (Shihni videon në fund).

Kjo ishte dyshja që në lançimin e Kush do të jetë Milioner për Shqipërinë, ofruan një panoramë të asaj që do të ndodhë shumë shpejt në Shqipëri në ekranin e TV Klan.

Një fenomen që duke filluar nga 17 janari, çdo të hënë në orën 21 të mbrëmjes do të mbërthejë pas televizionit si kurrë më parë, të gjithë shqiptarët kudo që janë.

{youtube}Av3OFkBQpS8{/youtube}

KOMENTE