Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrja e Jashtme zvicerane: Pavarësinë e Kosovës nuk e njohëm ne të parët
English

Ministrja e Jashtme zvicerane: Pavarësinë e Kosovës nuk e njohëm ne të parët

Bernë, (Zvicër), NOA – Ministrja e Jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka mbrojtur sot njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i saj. Ditët e fundit në disa media zvicerane është shtruar pyetja se përse Zvicra njohu pavarësinë e Kosovës, kur kishte djeni për trafikun e organeve dhe krimin e organizuar në Kosovës.

Mediat i janë referuar librit të Karla Del Pontes dhe raporti të Dick Marty.

Ministria e Jashtme tha për mediat zvicerane sot se Hashim Thaçi, “është kryeministër vetëm pas vitit 2008, dhe se deklarimi i pavarësisë dhe njohja e saj nga shumë shtete të botës nuk ka të bëjë figurën publike të Thaçit”.

Në intervistën e dhënë për gazetat "Der Bund" dhe "Tages-Anzeiger", ministrja deklaron se “Zvicra nuk ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë, por i shteti i 30-të ose 31. Austria e ka njohur para nesh, për këtë jam e sigurt”.

Ajo u është përgjigjur dhe pyetjeve tendencioze, se përse Zvicra ka mbyllur sytë kur ka lejuar drejtimin e Kosovës nga njerëz me problem me drejtësinë.

"Në 2008 ne u kemi thënë: tani keni një shtet, por duhet të jetë një shtet i së drejtës. Nëse ka pasur fakte të frikshme në të kaluarën, nuk duhet të futen poshtë tapetit”.

a.k/NOA

KOMENTE