Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 22 Dhjetor 2010
English

Pasqyra e Shtypit, 22 Dhjetor 2010

Tiranë, 22 dhjetor, NOA - Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor planin e fshehtë të selisë rozë për zgjedhjet e ardhshme lokale, si do të operojë konkretisht ajo kundër selisë blu.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i raportit të komisionerit Dick Marty në Këshillin e Evropës mbi trafikun e organeve, shoqëruar me reagimet e reja ndaj tij. Sikundër paraqiten dhe rregullat e reja për gjobat e makinave.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Gjobat e makinave, rregullat e reja”, i cili citon rregullat e reja për gjobitjen e shoferëve.

“Lokalet 2011, manuali konfidencial i PS”, është një artikull që citon planin sekret të selisë rozë për zgjedhjet lokale.

“Dosjet kundër UÇK, komisioni i Sigurisë thërret ministrin Basha” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Udhëzimi i ri/ Gjobat e makinave, ndryshon rregullorja”, i cili flet për rregullat e reja sesi do të paguhen gjobat e makinave.

“Ema Andrea padit bashkëshortin në gjyq: Dua divorcin, jetojmë të ndarë prej 10 vitesh”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Platforma e PS, Braçe: Të ndahet nga biznesmenët”; “PD: Të zgjatet mandati i anëtarëve të Kushtetueses”; “Reshjet zgjerojnë hartën e përmbytjeve” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “PS, plan sekret për zgjedhjet/ Gjeni fakte për kundërshtarët”, i cila citon të dhënat që jepen në një raport të selisë rozë, hartuar posaçërisht për zgjedhjet lokale.

“Ema Andrea kërkon divorc në gjykatë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një kërkese të paraqitur nga aktorja e njohur në gjykatë.

Kurse “Tanja Fajon, vizitë surprizë te lokali me emrin e saj në Tiranë”, flet për një vizitë të europarlamentares në Tiranë.

Dhe një tjetër artikull është ai me titullin “Lazarat, nuk paguhen taksat për pronat dhe bizneset”.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Ruli dëmtoi interesat e shtetit”, i cili tregon akuzat e reja të opozitës ndaj ish-ministrit të Energjetikës për kontrata të firmosura prej tij në kohën kur mbante këtë post.

“Fryhen liqeni dhe Buna, Shkodra kërcënohet nga përmbytjet” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili paralajmëron përmbytje të reja në Shkodër.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Iranianë dhe pakistanezë, udhëtime me viza false daneze”, “Emërimet, lëvizin 3 drejtorë policie” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Fatos Beja: Aleatët ekstremistë po e çojnë PS në greminë”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të deputetit demokrat mbi ç’ka po ndodh në Partinë Socialiste.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ministri Pollo: Facebook, privatësia në rrezik”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Flet dëshmitari: Më ofruan 100 mijë euro që të flisja për trafik organesh”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 22 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

n.e/NOA

KOMENTE