Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia flet për kapjen e nipit të Aldo Bares, kreu i “Bandës së Lushnjës”
English

Policia flet për kapjen e nipit të Aldo Bares, kreu i “Bandës së Lushnjës”

LEXONI EKSKLUZIVE NOA, TELEFONATAT MES "XHILIT" E ALDO BARES PER ERION BRACEN

Tiranë, 22 Dhjetor 2010 NOA Lajm dhe foto Update - Arrestohet në Kryeqytet nipi i Aldo Bares, kërkohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Përgjatë orëve të pasdites së sotme, Strukturat e Hetimit të Policisë së Kryeqytetit, falë një operacioni të mirëorganizuar bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin e shumë të kërkuarit për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, 33 vjeçarin Alxhi Nallbani, i njohur ndryshme me pseudonimin“Xhili”.

I shumëkërkuari, u kap në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pas një ndërhyrje të Sektorit të Forcave Operacionale, me synim arrestimin e tij.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht sonte, se ky shtetas akuzohet nga autoritetet e zbatimit të ligjit të shtetit Italian dhe është i dënuar nga Drejtësia Italiane me 14 vjet burgim, për konsumim të veprave penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike” si dhe “Pjesëmarrje në organizata kriminale”.

Gjatë ecurisë së hetimeve, ka rezultuar se Nallbani” është lidhje farefisnore (nipi) i shtetasit Aldo Bare, i njohur ndryshe si kreu i bandës së Lushnjes.

Ndaj të kërkuarit aktualisht po kryen veprimet proçeduriale me qëllim më pas dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit.

e.r/NOA

LEXONI EKSKLUZIVE NOA, TELEFONATAT MES "XHILIT" E ALDO BARES PER ERION BRACEN

KOMENTE