Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama inauguron urën e re: Pushteti ka marrë peng Unazën e Madhe
English

Rama inauguron urën e re: Pushteti ka marrë peng Unazën e Madhe

Tiranë, 22 dhjetor, NOA – Kanë përfunduar ë 4 muaj para afatit punimet për rindërtimin e Urës pranë Shkollës Teknologjike në Tiranë. Në ceremoninë e inaugurimit të urës ka qenë i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Rama e cilësoi këtë projekt si pjesë të rrugës së pandalshme për Tiranën evropiane.

Ndërtimi i kësaj ure ka marrë parasysh dhe trafikun e dendur të makinave në këtë zonë.

Duke iu referuar përfundimit të punimeve për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin në saj të punës së pandalshme të Bashkisë së Tiranës, për transformimin e Tiranës evropiane, pavarësisht pengesave të hasura, Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama theksoi: “Sikundër e parathamë përpara festave të fundvitit, ne sot e bëjmë këtë Urë të kalueshme. Ura si vepër përfundoi, por puna vazhdon dhe duke çelur sot Urën për të gjithë automjetet, dëshiroj t’i falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët që kontribuan në ndërtimin e kësaj ure, me durimin e tyre, në këtë udhëkryq të vështirësuar për shkak të punimeve dhe dua t’u them se kjo është e vetmja rrugë, për të vazhduar ndërtimin e Tiranës europiane, me rikonceptime të kësaj natyre e kështu duhet të vazhdojmë të gjithë, të kontribuojmë, qoftë për të realizuar punimet e sheshit “Skënderbej”, qoftë për të ecur më tutje me rikonceptimin dhe realizimin e nyjeve të reja”, tha Rama.

Kreu i PS-së është ndalur dhe në projektin për ndërtimin e Unzës së Madhe, duke akuzuar për vonesat qeverinë.

“Nga ana tjetër, dua të shpreh keqardhjen që sot ne nuk jemi duke lëvizur me një ritëm paralelisht me Unazën e re të Madhe të Tiranës, për arsye se ajo Unazë është marrë peng nga pushteti i votave të vjedhura, që kërkon me mjete tërësisht të vjetra dhe të konsumuara prej 10 vitesh, të egërsojë dhe të inatosë qytetarët me Bashkinë, duke i vënë para situatash të vështira që ne do t’i kishim zgjidhur, në rast se nuk do na ishte ngritur përpara pengesa e mosarsyes së pushtetit. Gjithsesi, e rëndësishme është të thuhet se puna jonë vazhdon, asgjë nuk na ndalon dot dhe çdo ngadalësim është i përkohshëm, pasi rruga e Tiranës europiane është e pandalshme”, tha Rama.

Ura është një prej projekteve të rëndësishëm për trafikun. Ura e ndërtuar mbi Lanë, ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Tiranës. Ajo lidh rrugën e Kavajës me rrugën e Kombinatit, si dhe të dy bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”. Qëllimi i këtij projekti është akomodimi i trafikut që kalon në rrugën e Kavajës dhe në të dy bulevardet anës Lanës, në mënyrën më optimale.

Ura e re i ka dhënë zgjidhje trafikut në këtë zonë dhe lëvizjes së mjeteve që më parë kryhej me vështirësi. Rikonstruksioni i Urës dhe zgjerimi i saj ka qenë domosdoshëm, pasi akomodimi i lëvizjes së mjeteve në këtë nyje ishte tepër i vështirë.

Ajo ka një gjerësi pre 30 m, dy kalime me gjerësi 11.5 m secila, ndarje në mes me gjerësi 1.0 m si dhe dy trotuare me gjerësi 3m secili. Gjithashtu, nuk mungon ndriçimi në të dy skajet e urës, për secilën anë.

Projekti u financua nga një kredi e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

a.k/NOA

KOMENTE