English

Rrëfimi shok: Vrava tre femra dhe i hëngra, ishin prostituta (VIDEO)

SHBA, 22 Dhjetor 2010 NOA – “I vrava dhe pastaj i hëngra që të treja, ishin prostituta. Nuk kam kohë të merrem me çështje humane”.

Me këto fjalë i është drejtuar autoriteteve të drejtësisë dhe policisë në Bradford, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studenti 40-vjeçar Stephen Griffiths.

Ai është provuar se ka vrarë dhe më pas ka ngrënë mishin e tre prostitutave, Suzanne Blamires, Shelley Armitage dhe Susan Rushworth të cilat “punonin” në West Yorkshire.

Student i degës së kriminalistikës Stephen Griffiths akuzohet për vdekjen e tre femrave, po prokuroria nuk pati shumë punë me të pasi ai pranoi se u përpoq të imitojë veprime kanibaliste, duke theksuar se i pëlqente të hante mish njeriu.

Gjykata në Bradford, vendosi sot të japë për Stephen Griffiths, dënimin me burg të përjetshëm.
e.r/NOA

{youtube}MspsZq1jIYU{/youtube}

{youtube}81yFikM9DbI{/youtube}

{youtube}9-mJx2l2cSI{/youtube}

KOMENTE