Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrihet deri në vdekje nga 4 bashkëshortet e tij
English

Rrihet deri në vdekje nga 4 bashkëshortet e tij

Bangladesh, 22 dhjetor NOA - Yunus Bepari, një 46 vjeçar nga Bangladeshi, është rrahur për vdekje nga katër bashkëshortet e tij me të cilat ishte martuar pa ua treguar njëra-tjetrës.

Gratë, duke mos qenë në dijeni për poligaminë e të shoqit, kur mësuan faktin që i tërboi, nuk arritën të mbanin dot zemërimin, duke e qëlluar atë me gurë dhe shkopinj.

Ligji i Sheriatit lejon që një mashkull të ketë deri në katër gra, por me kusht që ata të bien dakord. Për t’u theksuar është fakti se në këtë rast transporti në spital nuk shërbeu aspak pasi i ndjeri ndërroi jetë rrugës.
Si ndodhi ngjarja

Bepari, një banor i fshatit Mulalidaha në Bangladeshin lindor, së bashku me dy nga bashkëshortet e tij kishte shkuar në një shfaqje bujqësore në Brahmankanda pranë Faridpur.

Pikërisht atje, ai u përball me gruan e tij të tretë që nuk ishte në dijeni të dy të tjerave. Rezultati ishte një diskutim i ashpër nga i cili doli se personi në fjalë kishte ato tre gra, bashkëshorte dhe për më tepër, edhe një grua të katërt, në fshatin fqinjë, Kabirpur.

r.b/NOA

KOMENTE