Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha përgjigjet: Ndërkohë që Shkodra mbytej, Rama kërkonte hapjen e kutive në Pogradec
English

Berisha përgjigjet: Ndërkohë që Shkodra mbytej, Rama kërkonte hapjen e kutive në Pogradec

Tiranë, 23 dhjetor, NOA(Update)- Vazhdojnë replikat mes kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe kryetarit kuvendor të socialistëve Gramoz Ruçi.

Në fillim të fjalës së tij Berisha tha se veshja e tij me këmishë vjen për arsye shëndetësore, ndërkohë tha ai, “Ju duartrokisni kryetarin lakuriq, unë dal se jam i sëmurë”.

Më tej ai tha se lidhur me reformat e qeverisë, këto reforma kanë ecur përpara, është rritur pensioni, dhe se edhe arsimtarët janë rritur rrogat ndjeshëm.

Lidhur me situatën në Shkodër, Kryeministri Berisha tha se situata në Shkodër është e dhimbshme, e opozita e përdor si fakt për të sulmuar qeverinë.

Qeveria u angazhua në një proces të rëndësishëm, tha kreu i qeverisë, “ndërsa kreu i opozitës akuzon, unë jam i lumtur që nuk humbëm asnjë jetë, në atë përmbytje”.

Lidhur me këtë fatkeqësi, siç e quajti ai, ky është rrjedhojë e faktit, se çdo lum e ka një kapacitet.

“Nuk ka në fatkeqësi dallime, duhen kapërcyer vështirësitë pastaj bëhen dallimet. Atë ditë që shkodranët mbyteshin, Rama kërkonte të hapte kutitë në Pogradec”, tha ai.

Sipas ekspertëve vijoi Berisha, duhet filluar thellimi i degëve të Bunës, do ndryshojë shtrati i Drinit dhe do të vihet në jetë By Passi.

Të gjitha veprat në Shkodër do të ndërtohen dhe tuneli do të bëhet, vijoi kreu i ekzekutivit, duke theksuar se akuzat e opozitës nuk do e pengojnë punën e nisur.

a.y/NOA
KOMENTE