English

Bode opozitës: Po mashtroni, bëhet fjalë vetëm për 7 mijë ish-ushtarakë

Tiranë, 23 dhjetor, NOA Update – Ministri i Financave, Ridvan Bode ka reaguar në seancë plenare, menjëherë pas akuzave të hedhura ndaj tij prej deputetit socialist Arben Ahmetaj, lidhur me pensionet e ish-ushtarakëve.

“Ju po e mashtroni këtë kategori, pasi akti normativ që ne nxorëm nuk i përfshin pensionet e 30 mijë ushtarakëve që janë në total, por vetëm të 7 mijë prej tyre, të cilët kanë dalë në pension të parakohshëm”, u kundërpërgjigj ai.

Më tej, Bode e akuzoi opozitën, duke i thënë se ajo gjatë viteve të qeverisjes së saj asnjëherë nuk i ka dëmshpërblyer dhe paguar siç duhet pjesëtarët e kësaj kategorie.

Sipas tij, kjo kategori përfitonte përfitime ekstra, duke arritur në një pension deri 35 mijë lekë në muaj, i cili është sa 5-fishi i pensionit të një fshatari.

“Me lekët që kursejmë nga këto përfitime të tepruara, ne mendojmë pikërisht për këto kategori, kurse nuk përse nuk mendoni?”, iu drejtua më tej ai deputetëve të opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE