Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festat e fundvitit i gëzojnë të vegjlit me dhurata
English

Festat e fundvitit i gëzojnë të vegjlit me dhurata

Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndajnë dhurata në Shkodër me rastin e festave të fundvitit

Tiranë, 23 Dhjetor 2010 NOA - Fondacioni Vodafone Albania dhe Kryqi i Kuq Shqiptar prej disa ditësh po ndezin atmosferën e festave në qytete të ndryshme të vendit duke shpërndarë dhurata për komunitete të veçanta, në nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi.

Sot, një grup prej 10 punonjësish nga Vodafone Albania dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar udhëtuan drejt Shkodrës për të shpërndarë dhurata për fëmijët parashkollor të Shtëpisë së Foshnjave, për fëmijët shkollor të Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër si edhe për Azilin e të Moshuarve të këtij qyteti.

Fondacioni Vodafone Albania kishte përgatitur dhurata speciale për fëmijët dhe të moshuarit duke dhuruar momente të bukura për ta në këtë fund viti të vështirë.

Aktiviteti i ditës së sotme, është pjesë e një projekti të Fondacionit Vodafone Albania dhe Kryqit te Kuq Shqiptar i cili ka për qellim t’u vijë në ndihmë komuniteteve në nevojë si jetimët dhe të moshuarit.

Gjatë fundjavës, grupi i punonjësve të Fondacionit Vodafone dhe Kryqi i Kuq Shqiptar do të vizitojnë banorët e prekur nga përmbytjet dhe do të shpërndajnë ndihma dhe dhurata për ta.

e.r/NOA

KOMENTE