Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vodhi me maskë 1.8 milionë lekë një burri, arrestohet
English

I vodhi me maskë 1.8 milionë lekë një burri, arrestohet

Lezhë, 23 dhjetor, NOA - Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin Flamur Goci, banues në Fushë-Mamurras.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë dje nga shtetasi me iniciale S.GJ, se kur po kthehej nga fshati Adriatik me automjet, rreth 100 metra larg banesës së tij në Fushë-Mamurras, në kohën që ka zbritur nga makina, i kanë dalë përpara dy persona.

Njëri me maskë dhe tjetri pa maskë, bëhet me dijeni se ata i kanë kërkuar që të dorëzonte lekët që kishte me vete, dhe personi me maskë i ka futur dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës ku i kane marrë një shumë prej 180.000 lekësh të reja dhe janë larguar.

U kryen veprimet e para hetimore, ku nga veprimet e kryera rezulton si autor i kësaj ngjarje.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim”, parashikuar neni 139- 25 i Kodit Penal, në ngarkim të lamur Gocit.

n.e/NOA

KOMENTE