English

Kërcënimet e Kadriovskit, kreu i PS takon Ina Ramën

Tiranë, 23 dhjetor, NOA – Pas fakteve të publikuara në media nga deputeti socialit Erion Braçe, kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryeprokuroren Ina Rama.

Takimi është zhvilluar paraditen e sotme në zyrën e Prokurores së Përgjithshme. Në takim është diskutuar për kërcënimet që ka dërguar në adresë të drejtuesve të PS-së, bosi i drogës, Daut Kadriovski.

Nga Partia Socialiste dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk ka reagim zyrtar për detajet e takimit.

Ndërkohë që një ditë më parë deputeti Braçe ka bërë dhe kallëzim penal për këtë çështje.

Në deklaratën për mediat Braçe ka akuzuar se pas Kadriovskit fshihet kryeministri Sali Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE