Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja ZGJOHU dënon djegien e flamurit kombëtar, përgjegjësit të vihen para drejtësisë
English

Lëvizja ZGJOHU dënon djegien e flamurit kombëtar, përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Shkup, 23 dhjetor, NOA-Lëvizja qytetare ZGJOHU ka dënuar ashpër djegien e flamurit kombëtar shqiptar dhe thirjet raciste kundër popullit shqiptar nga ana e huliganëve të vetëquajtur City Park Boys.

Lëvizja ZGJOHU, gjithashtu kërkon nga Klubi i Basketbollit Rabotniçki të dënojë këtë incident të rëndë dhe të distancohet nga huliganët dhe të bëmat e tyre që në emër të përkrahjes për klubin shprehin urrejtjen për të tjerët.

Sipas deklaratës së dhënë nga kjo lëvizje, pritet që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejnë vendin e tyre para drejtësisë sa më parë në mënyrë që këto thirrje raciste dhe xheste shtazarake mos të kalojnë pa u ndëshkuar, gjë që do të inkurajonte edhe të tjerë të ndërmarrin akte të ngjajshme që janë sulm i drejtpërdrejtë kundër bashkëjetesës në Maqedoni.

Një reagim i njejtë ka pasuar edhe nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) në Maqedoni, e cila ka shprehur shqetësime lidhur me shprehjen e gjuhës së urrejtjes dhe raciste nga ana e tifozëve maqedonas.

Këto reagime vijnë lidhur me aktin e djegies së flamurit kombëtar nga tifozët maqedonas në ndeshjen e basketbollit midis “Rabotniçki” dhe “Liria në Shkup”.

a.y/NOA
KOMENTE