Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndarja e radhës për Cannavo dhe Panuçi
English

Ndarja e radhës për Cannavo dhe Panuçi

Romë, 23 dhjetor NOA - Problemet mes Rosaria Cannavo dhe Christian Panuçit vazhdojnë të jenë gjithnjë e më të shpeshta. Megjithatë këtë herë ish-futbollisti, ka pohuar për mediat vendase se bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare.

“Gjithçka mori fund pasi i pohova se nuk doja të kisha një fëmijë me të. Nuk ekzistonin bazat për të krijuar një familje”, - deklaroi Panuçi.

Pas tre vjet e gjysmë bashkëjetesë, e cila është karakterizuar nga ndarje të tjera të papritura, por gjithsesi provizore, çifti me sa duket është ndarë pikërisht për shkak të nevojës së 29-vjeçares seksi për të krijuar një familje.

Panuçi, me një martesë të dështuar pas shpatullave dhe një fëmijë nëntëvjeçar, nuk është ndjerë i gatshëm për t’i plotësuar një dëshirë të tillë, gjë e cila çoi në ndarjen përfundimtare të tyre.

r.b/NOA

KOMENTE