English

Aksi Elbasan-Cërrik, shënon viktimën e radhës, ndalohet autori i aksidentit

Elbasan, 24 dhjetor, NOA-Mund të quhet pa frikë dita e aksidenteve kjo e sotmja, pas atij në aksin Fier-Vlorë, në Fushë-Kuqe, tani është Elbasani i cili shënon aksidentin e radhës.

Rruga nacionale Elbasan- Cërrik, konkretisht fshati Kuçan, ka pasur për viktimë Nexhi Sulmina.

Ndërsa ishte duke udhëtuar me një bicikletë është përplasur nga një kamion drejtuar nga shtetasi Florenc Çekrezi.

Ndërkaq burime zyrtare për agjencinë e lajmeve NOA bëjnë me dije, se është vënë në pranga drejtuesi i kamionit, dhe tashmë kanë nisur hetimet lidhur me këtë aksident.

a.y/NOA
KOMENTE