Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori i SHBA, Reeker optimist për çështjen e emrit mes Greqisë e Maqedonisë
English

Ambasadori i SHBA, Reeker optimist për çështjen e emrit mes Greqisë e Maqedonisë

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Philip Reeker në një intervistë për BBC-në, thotë se Maqedonia mund të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë, por një gjë e tillë varet prej saj dhe Greqisë.

Riker thotë se SHBA gjithmonë ka qenë e gatshme të ndihmojë edhe në arritjen e një konsensusi të brendshëm edhe pse, siç tha, bëhet fjalë për një çështje biletarale mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Vitin 2011 e nënvizoi për Maqedoninë si të rëndësishëm për shkak të përvjetorëve, ku do të shënohen 20 vjetori i pavarësisë dhe 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, por edhe vit kur do të ndërmerret regjistrimi i popullsisë.


A mendon se nxjerrja e dokumenteve nga ana e Ëikileaks do të reflektojë në marrëdhëniet e SHBA-ve me Maqedoninë ose edhe më gjerë me vendet e rajonit?


Jo, mendoj se ne kemi marrëdhënie të fuqishme me Maqedoninë. Njerëzit duhet të kuptojnë se Ëikileaks ishte një publikim i paligjshëm i informacioneve konfidenciale.

Diplomatët me shekuj janë mbështetur në besimin për ndërmarrjen e detyrave të tyre për të ndihmuar vendet që të kuptohen mes vete, për të lejuar liderët që të komunikojnë, që të ofrojnë pikëpamje dhe perspektiva për situata në vende të caktuara.

Këtë e bëjmë, këtë e bëjnë diplomatët e Maqedonisë, këtë e bëjnë edhe diplomatët amerikanë në gjithë botën. Konfidencialiteti në disa raste u thye, linjat që dyshohen se janë të nxjerra pa leje ishin të hapura për manipulime.

Dhe ashtu si marrëdhënia mes një avokati dhe klientit ose mes doktorit dhe pacientit që bazohet në besim, këtë duhet pritur në marrëdhëniet diplomatike. Duhet të lëvizim më tej. Kurse situata shmang disi edhe mitet rreth rolit të diplomatëve.

Ne jemi komunikues, jemi për të dhënë mesazhe për të dhënë perspektiva liderëve tanë, në rastin tim atyre në Uashington për t’iu ndihmuar atyre për të ndërtuar politikën amerikane për Maqedoninë, siç bën edhe ambasadori i Maqedonisë i cili transmeton mesazhe për lidershipin këtu.


Kjo pyetje bëhet, sepse për Maqedoninë por edhe për rajonin roli i SHBA-ve është i rëndësishëm, a mendoni se Ëikileaks disi do të influencojë të jeni më të përmbajtur në komunikimin tuja me elitën politike?


Është e sigurit se unë nuk kam bërë ndryshime në mënyrën time të komunikimit. Përpiqem të jem i hapur në bisedat e mia dhe të reflektoj pikëpamjet e qeverisë sime dhe të përcjell pikëpamjet e politikanëve këtu në mënyrë autentike në Uashington si dhe të ndaj perspektiva dhe pikëpamje jo vetëm të mijat por edhe në emër të gjithë ekipit tim këtu rreth situatës në Maqedoni dhe për çështje të ndryshme.

Nuk është vetëm politika, jemi të interesuar edhe për situatën ekonomike dhe në mënyrë të paprecedent, unë personalisht, kam tentuar të nxis investime të huaja.

Dhe që tu japim informacione të mira kompanive amerikane duhet të marrim informacione dhe të marrim perspektivën që të gjithë diplomatët në botë kërkojnë.


Kur bëhet fjalë për raporte, kësaj here një raport tjetër po shkakton reagime në rajon, ai i Dick Marty-t. Edhe pse bëhet fjalë për një vend fqinj, Kosova, shumë ngjarje dhe njerëz janë të lidhur për shkak të kohës për të cilën flet raporti. A mendoni se raporti do të ndikojë në marrëdhëniet e SHBA-ve me vende, por edhe me zyrtarë të ndryshëm?


Mendoj se është e rëndësishme që raportet të merren seriozisht, të shqyrtohen dhe nëse ka informacione të reja atëherë këto informacione duhet tu jepen autoriteteve të tjera dhe të bëhen hetim të plota. Kjo është çështje në një vend tjetër, jo në Maqedoni, por raporti duhet të shihet dhe të merret seriozisht siç kanë thënë kolegët e mi, por deri atëherë nuk mund të bëhen gjykime.


SHBA është mbështetëse e Maqedonisë në angazhimet e saj euro-atlantike, por a mendoni se Maqedonia ka humbur momentin për anëtarësim sidomos në NATO?


SHBA absolutisht mbështet perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë. Ky ishte një qëllim, kërkesë, dëshirë e të gjithë njerëzve dhe qeverisë së Maqedonisë. Ne bëmë pjesën tonë që të ndihmojmë Maqedoninë që të kualifikohet për në NATO.

Ky sukses u rikonfirmua edhe këtë vit në samitin në Lisbonë. Ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona për të ndihmuar Maqedonisë dhe maqedonasit në përpjekjet e tyre për të reformuar institucionet që ti japin vendit stabilitetin dhe prosperitetin të cilën e duan qytetarët.

Po por Maqedonia nuk është anëtare e NATO-s, dhe deri tani duhej të ishte. Ku e shikoni Maqedoninë pas Lisbonës?


Mendoj se këto janë çështje që i përkasin lidershipit të Maqedonisë. Këshilli i Atlantikut Verior e bëri të qartë se Maqedonia është e kualifikuar për anëtarësim në NATO dhe do të marrë ftesë dhe do të bëhet anëtare pas zgjidhjes së çështjes së emrit.

Kjo është përgjegjësi e Maqedonisë dhe Greqisë me ndihmën e OKB-së, ambasadorit Nimetz dhe ne e mbështesim këtë proces.


Z. Ambasador, ju vetë shpesh në fjalimet tuaja publike e keni përmendur se çështja e emrit është e rëndësishme. Në periudhën e fundit mund të thuhet se vihet re një tërheqje, në mos tjetër, le të themi për shpejtësinë që qeveria do të zgjidhë këtë çështje. Sa e rrezikshme është kjo?


Reeker: Ne kemi ofruar perspektivat tona se si çështja mund të zgjidhte. Besojmë se mund të zgjidhet. Por nuk është çështje që ne mund ta zgjidhim.

SHBA nuk mund ta zgjidhë ne nuk jemi pjesë e kësaj çështjeje. Këtë duhet ta diskutoni me lidershipin e Maqedonisë, perspektivat idetë tyre dhe si duana ata që të shkojnë përpara në vitin 2011.


Ka pasur ide, së fundmi nga BDI, se negociatorë të huaj mund të ndihmojnë në gjetjen e një kompromis të brendshëm, siç u bë me Marrëveshjen e Ohrit. A mendoni se nëse i kërkohet SHBA-ve do të ndihmojë në një proces të tillë?


Nuk ka ndryshime në pozicionet tona. Ne përkrahim aspiratat e Maqedonisë. Kemi programet tona në mbështetje të reformave, në gjërat që Maqedonia na ka thënë se dëshiron ndihmë dhe këtë do ta bëjmë edhe në vitin 2011.


Por nëse kërkojnë ndihmë, mbështetje për një kompromis të brendshëm a do të ndihmonit?


Sërish kjo është pyetje edhe për të tjerët veç për SHBA-ve. Ne gjithmonë kemi thënë se jemi të gatshëm të ndihmojmë të mbështesim procesin.

Por nuk është proces i yni, është një çështje biletarale që Greqia dhe Maqedonia duhet ta zgjedhin dhe kanë ndihmën e OKB-së dhe ambasadortit Nimetz.


Z. Ambasador diplomacia maqedonase ka bërë hapa le të themi të papritura. Kryeministri Gruevski u takua me Presidentin Mugabe të Zimbabvesë. Maqedonia mbështeti Sirinë në OKB, a mendoni se Shkupi zyrtar po tërhiqet nga rruga e saj euro-atlantike?

Kësaj pyetje përgjigje duhet t'i japin qytetarët e Maqedonisë. Maqedonia është një shtet sovran, ka liderë të zgjedhur dhe ministra që zbatojnë politikat e qeverisë.

Detyra ime është të raportoj mbi këto zhvillimet që janë me interes për ne dhe të mirëmbajë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Maqedonisë. Këtë përpiqemi ta bëjmë në shumë fusha, ndihmë në reforma, nxitje në investime.

Ne do të fokusohemi në këtë fusha kurse liderët e Maqedonisë duhet pyetur për qëllimet e tyre dhe pse ndërmarrin angazhime të caktuara diplomatike.


Kur përmendni investimet, ju vetë personalisht jeni angazhuar për investime të mundshme amerikane në Maqedoni, por a mendoni e është bërë sa duhet nga qeveria në këtë fushë?

Me mbështetje të plotë nga Uashingtoni kam pasur një rol të paprecedentë dhe kam punuar me liderët këtu që nga 2008 për tu treguar investitorëve amerikanë për potencialet që ne i shohim këtu. Maqedonia nënvizon tërheqjen e investimeve të huaja dhe ne mbështesim një gjë të tillë.


Jemi në fund të vitit. Viti kishte përplot tensione politike, a mendoni se viti i ri do të sjellë një kapitull të ri për Maqedoninë?

Cdo vit sjell mundësi të reja. 2011 është vit interesant dhe i rëndësishëm. Është vit përvjetorësh, 20 vjetori i pavarësisë, dhe 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. Në prill do të zhvillohet regjistrimi i popullsisë. Këto janë zhvillimet kryesore dhe ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të ndërmarrë programet e ndryshme që kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit në Maqedoni.

BBC/NOA

KOMENTE