Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Atlantiku” kundër Martit: Serbia po fsheh holokaustin ndaj shqiptarëve
English

“Atlantiku” kundër Martit: Serbia po fsheh holokaustin ndaj shqiptarëve

Uashington, 24 dhjetor, NOA - Shoqata “Atlantiku” në SHBA përfaqëson ish-pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së ka reaguar ashpër kundër raportuesit të Këshillit Evropian, Dick Marty.

“Si ish-luftëtarë të lirisë ne denoncojmë ashpër akuzat e pabaza dhe antishqiptare të Marty-t. UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë për çlirim dhe ju përmbajt të gjitha Konventave ndërkombëtare gjatë luftimeve përkundër shkeljes së Konventave nga ana e ushtrisë dhe regjimit fashist të Jugosllavisë dhe Serbisë si me civilët ashtu dhe me robërit e luftës të UÇK-së të zënë nga forcat serbo-jugosllave”, thuhet në reagim.

Kjo shoqatë i bën thirrje që të gjithë shqiptarët të ngrenë zërin e protestës, ndërsa Dick Marty të mbaj përgjegjësi para sistemeve legale dhe politike të botës së lirë.

“Ashtu sikur hebrenjtë që pësuan nga dhuna naziste dhe kurdo që mohuesit e Holokaustit u munduan të falsifikojnë historinë i sollën ata para gjyqeve dhe drejtësisë ashtu duhet të bëjmë edhe ne shqiptarët. Shqiptarët kanë paguar mjaft duke u fyer, shkelur dhe me gjak për lirinë e tyre. Askush në botë s'ka të drejtë të mundohet të hedhë baltë mbi lirinë tonë, përndryshe do të përballet me qëndrim të pakompromis dhe gatishmëri të mbrojtjes së shqiptareve në çdo kohë- nga ne ushtaret e Atlantikut dhe gjithë shqiptarët kudo në botë”, thuhet në fund të reagimit të shoqatës “Atantiku”, të firmosur nga kryetari i saj, Gani Shehu.

Batalioni “Atlantiku” u formua në Nju Jork në vitin 1999 me vullnetar nga të gjitha trojet shqiptare, nga e gjithë Kosova, Plava e Gucia, Shqipëria, Shkupi e Dibra.

Një pjesë e ushtarëve të Atlantikut ishin të lindur në Amerikë dhe hera e parë që e vizituan Kosovën ishte kur shkuan në luftë.

Në Prishtine Atlantiku i largoj serbët nga Hotel Grandi dhe pas një përleshje me armë edhe nga Kuvendi i Kosovës e shumë vende te tjera që në atë kohë ende ishin të okupuara nga serbet.

NOA

KOMENTE