Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Lufta jonë që Shqipëria të mos mbetej “Kuba” e Adriatikut
English

Berisha: Lufta jonë që Shqipëria të mos mbetej “Kuba” e Adriatikut

Berisha festoi në Durrës 20 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të këtij qyteti: qeveria do të bëjë çdo gjë që ju, që çdo qytetar i këtij vendi të votojë i lirë në vullnetin e tij, që vota e tij të numërohet me korrektesën më të madhe

Durrës, 24 Dhjetor 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në 20 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të qytetit ë Durrësit. Duke theksuar faktin se zgjedhjet lokale po trokasin, Berisha apeloi: “Le të dëshmojmë ne se do të bëjmë zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe unë ju garantoj ju, se qeveria do të bëjë çdo gjë që ju, që çdo qytetar i këtij vendi të votojë i lirë në vullnetin e tij, që vota e tij të numërohet me korrektesën më të madhe, ky është kushti i kushteve për të ecur drejt të ardhmes, ndaj dhe ne le të ecim të sigurt në konsolidimin e lirive tona, të ecim të sigurt drejt zgjedhjeve të lira, të ndershme të ecim të sigurt drejt fitores sonë në Durrës dhe mbarë Shqipërinë”.

***

Në këtë aktivitet (në foto) kryeministri, shoqërohej nga kryetari i Partisë Demokratike të Durrësit Igli Cara, deputetë, drejtues dhe ish-themelues të Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit. Kryeministri vlerësoi të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat studentet dhe punëtorët e këtij qyteti, që 20 vjet më parë, iu bashkuan lëvizjes së madhe të mbarë Shqipërisë për shembjen e perdes së hekurt.

Sot tha Kryeministri ne ndihemi me krenarë dhe e festojmë me të lirë 20 vjetorin e themelimit të pluralizmit në qytetin e Durrësit, duke lëvizur pa viza në mbarë Europën.

Berisha kujtoi faktin se 20 vjet më parë, në qytetin e Durrësit, grupe të rinjsh dhe të rejash, studentë, intelektualë, punonjës u mblodhën së bashku dhe themeluan këtu, pluralizmin politik, lokomotivën e zhvillimit tonë perëndimorë, promotorin e integrimit të vendit në Europë.

Kurse shtoi: “20 vjet më parë nga shpirti, zemra e djemve dhe vajzave të Durrësit, burrave dhe grave, të këtij qyteti ushtoi fuqishëm thirrja “E duam Durrësin, e duam Shqipërinë si mbarë Europa”.

Ne dolëm në rrugët e qyteteve dhe fshatrave tonë, me një vullnet të hekurt, me një vendosmëri të madhe, me një guxim të pashoq, që Shqipëria të ndiqte dhe ajo rrjedhën e historisë, që Shqipëria të mos mbetej “Kuba” e Adriatikut, muzeum i socializmit totalitar”.

Berisha vazhdoi edhe me faktin se 20 vjet më parë ne dilnim nga izolimi më i thellë i të gjitha kohërave, nga varfëria, skamja dhe mjerimi më i paimagjinueshëm, nga represioni, shtypja më e egër, që një komb kishte njohur në gjysmën e dytë të shekullit të XX, por sërish asnjëra prej tyre, as klonet dhe telat me gjemba, as hiper kolektivizmi total, mizor dhe barbar, nuk kishin arritur të shuanin në shpirtin tonë dritën e lirisë, pasionin tonë për liri, që do të prijë sot për tu bërë qytetarë të lirë të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.

Kurse kujtoi faktin tjetër: “Asnjë komb tjetër si ne, nuk përjetoi monizmin më ekstrem. Diktatura hoxhiste zhduku në Shqipëri të gjitha format e pluralizmit. Pluralizmin e mendimit, pluralizmin politik, pluralizmin ekonomik dhe fetar. Ajo me ligj dhe kushtetutë ndaloi qytetarët shqiptarë ti luten zotit, ti luten Krishtit, ti luten Muhamedit, ti luten çdo shenjtori që ata besojnë”.

e.r/NOA

KOMENTE