Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Duart e pastra dhe dikmartinët kosovarë
English

Duart e pastra dhe dikmartinët kosovarë

"Është tepër dinake Rada, ortake e Karla del Pontes, Dik Martit zviceran dhe dikmartëve kosovarë! Tash, është shumë e qartë pse po bëhen përpjekje kundër Hashim Thaçit! Nuk e them se Hashim Thaçi është i virgjër si Shën Mëria mirëpo në këtë rast Hashim Thaçi është vetëm pretekst i këtyre sulmeve ndërsa konteksti i sulmeve të orkestruara është vet Kosova, përkatësisht ekzistenca e saj ! Po, le të “kullotë” në livadhin që po e ndotë me gojën e saj! Rada dhe radovanët kosovarë me origjinë shqiptare!"

Behxhet Sh. Shala

Evita nga Jakova: Evita Peron ka qenë gruaja e ish-kryetarit të Argjentinës, don Huan Peron. Nëse sot flitet për fuqinë e një femre dhe ndikimin e saj në politikën e një shteti atëherë identifikohet gjithmonë me Evita Peronin. Në fakt, femrat, si eminenca gri e burrave të tyre apo edhe bosëve të tyre politik kanë luajtur rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për proceset politike në një shtet të caktuar, qoftë në kuptimin pozitiv, qoftë në ate negativ!

Që nga koha e Kleopatrës, mbretëreshës Teutë, Mata Harit, Klara Petaçit, Eva Braunit, Nexhmije Hoxhës, “damës me kamelije” Mirjana Markoviç ( e veja e Milosheviçit), Vini Mendeles, Karla del Ponte, Margaret Theçër, Angela Merkel e deri te amazonat e ditëve tona si Jozefina Topalli e cila kërkonte që një deputet i Kuvendit të Shqipërisë të nxirrej nga Kuvendi duke e kapur për zhele! Apo te superamazona Albana Vokshi e cili në vendkalimin kufitar në Vërrmicë gati se nuk e rrahu një tog me policë të Policisë së Kosovës në ndërkohë që ua bëri fytyrën për pesë para! Gjithsesi më duhet ta përmend në këtë mes edhe Flaka Surroin! Dhe Edita Tahirin.

Edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka pasur femra që “ua kanë treguar muskujt “ burrave zhelana si Donika Kada - Bujupi, Besa Gaxherri, Sebahate Grejçevci, Mujezene Selmani, Vlora Çitaku etj. Duket se janë frymëzuar nga paraardhëset e tyre të skenës politike botërore. Më parë, një aktiviste e shoqërisë civile dallohej si shumë e zëshme kundër proceseve politike, ekonomike dhe të tjera nëpër të cilat po kalonte Kosova. Dhe nuk është se nuk kishte të drejtë dhe se nuk kishte ndikim duke krijuar opinion i cili, jo rrallë herë ishte i shtrembëruar! Ishte elokuente, sharmante dhe inteligjente, parakushte këto shumë të rëndësishme për fillimin e një karriere politike! Mjedisi për aktivizim politik ishte shumë i përshtatshëm meqë mungonin femrat në proceset e vendimmarrjes! Vetëm pritej ku dhe kur do të inkuadrohej. Thuaja të gjitha subjektet politike tregonin interesim për të, me ofertë konkrete që katapultimi i saj në ndonjë subjekt politik të bëhej duke u rreshtuar në majat e saj! Si ekonomiste që ishte edhe llogaritë i kishte bërë të sakta duke luftuar për shifra me sa më shumë zero! Duket se ky ishte kriter kryesor për angazhim në subjektin politik ku është sot por se nuk dihet se ku do të jetë nesër!

Me t’u angazhuar në subjektin politik ku është sot e bëri një revolucion në kierarkinë udhëheqëse duke u bërë nënpresidente e presidentit historik të AKR-së, Behgjet Pacolli! Deri atëherë këtë post e mbanin të dy ibrahimat që Pacolli i kishte për hasret! Tash u shtynë pak anash nga nënpresidentja e AKR-së të mos them se u bë përpjekje që, përmes margjinalizimit edhe të eliminohen krejtësisht! Një miku im, Agon kosovari më pati thënë se zonja në fjalë po kandidon për kryetare të Gjakovës me qëllim që ta humbas garën e pastaj të kthehet në Prishtinë së zëvendëse e presidentit historik të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe doli se kishte plotësisht të drejtë! Pasi e forcoi pozitën në AKR, e largoi thuaja tërë granimin nga kjo parti ndërsa përpiqej që burrat t’i bëjë më gra se gratë! Besa, dikund edhe ia arriti qëllimit.

Madje, fitohej një përshtypje se ajo, me një diktaturë demokratike e menaxhonte edhe partinë dhe në disa raste sillej edhe më president se vet presidenti historik i AKR –së, Behgjet Pacolli. Ndonëse partia ku zonja në fjalë nuk i fitoi më shumë se 1% të votave, pa ndihmën e anëtarëve të koalicionit, Partisë së Drejtësisë në radhë të parë do të kalonte edhe më keq se LDD, nënpresidentja e AKR apo varianti kosovar i Shakirës para Moamer el Gadafit ( duke vallëzuar me çapkënllëk pasi nuk e kishte të lejuar ta shikonte “ përkrahësin” e vëllezërve myslimanë kosovarë në sy) , po e disejnon qysh tani përbërjen e qeverisë duke treguar se kush i ka duart e papastërta, kujt i vie era këmbëve dhe kushte të tjera që do të ishin përcaktuese nëse ajo do të bëhej pjesë e kabinetit qeveritar apo jo?

Zonja Kusari, nënpresidentja e AKR-së u ndesh edhe me presidentin historik të kësaj partie për deklarimet e saja të cilat presidenti historik i cilësoi si personale! Por, pastaj edhe ky i hëngri fjalët e veta me të cilat u përpoq ta rikthej autoritetin e Evita kosovares. Mendoj se Mimoza Kusari, pasi të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës dhe pasi ta ketë stabilizuar konton bankare, me një rast do t’i kthejë shpinën AKR-së duke e zvogëluar grupin parlamentar të koalicionit Kosova e Re e prirë nga Partia e Drejtësisë! Ose do të kërkojë, si kusht që të mbetet aty që fjala e saj të jetë e fundit! Me një fjalë, nga diktatorja demokratike të legalizohet si diktatore faktike!

Shqiponja e bardhë dhe laraska pa ngjyra: Rada Trajkoviç, ish shqiponja e bardhë e radikalëve të Vojisllav Sheshelit dhe pjesëtare e “nebeski narod” po popullit qiellor- hyjnor të Mati Ahtisarit në një paraqitje në Qendrën Mediale në Çagllavicë pati deklaruar se Jakup Krasniqi, nga mali u bë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, pati heshtur një të vërtetë se pikërisht ajo, së bashku me bosin e saj, kryeradikalin Sheshel ka qenë përgjegjës që Jakupi dhe shumë jakupa tjerë u detyruan të dalin në mal dhe të luftojnë për pavarësinë e Kosovës të cilën Llepa Rada personalisht nuk e njeh, të formohet Kuvendi i Kosovës, deputete e së cilit do të bëhet edhe Rada llapjanka! Pavarësinë e Kosovës nuk e njeh mirëpo, pa as më të voglin hezitim e pranon rrogën e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës që e shpalli këtë pavarësi!

Tash po e kundërshton të hyjë në koalicion me Hashim Thaçin sepse qenka nën hetime, sipas saj. Vërtet Hashim Thaçi po akuzohet nga një maniak zviceran i cili në vend të fakteve po përpiqet të strehohet pas imunitetit që e paska nga përgjegjësia penale! Qyqar dhe zuzar, pa asnjë dyshim! Nëse Hashim Thaçi paska mundësi të akuzohet nga Karla del Ponte, Dik Marti dhe Rada Trajkoviç, pa ofruar kurrfarë fakte a nuk mjaftojnë që 12.000 qytetarë të Kosovës, të masakruar, të zhdukur, të ekzekutuar, të shkrumbuar, mbi 800.000 të përzënë nga shtëpitë, mbi 120.000 shtëpi të shkatërruara të shërbejnë që Llepa Rada, shqiponja e bardhë e Vojisllav Sheshelit të përgjigjet para organeve të drejtësisë meqë e ka përkrahur dhe zbatuar këtë politikë kriminale!

Edhe viktimat serbe në Kosovë, gjatë dhe pas luftës së fundit e kanë pësuar për shkak të kësaj politike të Sheshelit dhe Radës! Dhe, a është e sigurt Rada se deputetët serbë nga lista e saj nuk janë nën hetime dhe se ndaj tyre nuk po zhvillohen procese gjyqësore! Me ligj duhet të pengohet që çdokush që del haptasi kundër pavarësisë së Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Nuk ka shtet në botë që dikush që deklarohet publikisht kundër pavarësisë së atij shteti të bëhet deputet në kuvend të atij shteti! Paramendojeni situatën në rast se Rizah Halimi do të deklarohej kundër pavarësisë së Serbisë ! A do të bëhej deputet i skupshtinës së Serbisë! As në ëndërr! Me deklaratën e saj, Rada Trajkoviç i bënë një shërbim jashtëzakonisht të mirë Hashim Thaçit dhe PDK-së ndërsa i bënë një shërbim gjithashtu jashtëzakonisht të keq dhe aspak nuk i bënë nder Isa Mustafës dhe LDK-së! Rada Trajkoviç po del në rolin e pykës e cila do t’i përçajë shqiptarët edhe më shumë! Është tepër dinake Rada, ortake e Karla del Pontes, Dik Martit zviceran dhe dikmartëve kosovarë! Tash, është shumë e qartë pse po bëhen përpjekje kundër Hashim Thaçit! Nuk e them se Hashim Thaçi është i virgjër si Shën Mëria mirëpo në këtë rast Hashim Thaçi është vetëm pretekst i këtyre sulmeve ndërsa konteksti i sulmeve të orkestruara është vet Kosova, përkatësisht ekzistenca e saj ! Po, le të “kullotë” në livadhin që po e ndotë me gojën e saj! Rada dhe radovanët kosovarë me origjinë shqiptare!

Kuvend i kriminalizuar apo çmendi e orkestruar: Këta i kanë duart e papastërta. E kanë vjedhur Kosovën. I kanë vjedhur votat! E kanë tradhëtuar Kosovën. Hashim Thaçi

është hajn. UÇK ka tregtuar me organet e serbëve të vrarë nga vet ata! “VETËVENDOSJE” është parti sllave dhe marksistë të paedukuar! Nuk i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkojmë që zgjedhjet të mbahen çdo muaj deri t’i fitojmë ato! Nuk bëjmë qeveri me hajna! Nuk bëjmë koalicion me ata që janë përgjegjës për keqqeverisje! Nuk i duan Amerika dhe Anglia por i duan Serbia dhe Rusia! Këto janë deklarimet e disa politikanëve kosovarë që kanë fituar vota të mjaftueshme për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës apo janë shumë afër t’i sigurojnë votat. Nëse e vazhdojnë më këtë fjalor edhe kur të bëhen deputetë atëherë do të na marrë malli për Kuvendin e Shqipërisë! Pastaj, çfarë të drejte morale kanë ta sulmojnë Dik Martin?!

Zgjedhjet në Afganistan dhe zgjedhjet në Kosovë: Mullahët e Kabulit në Afganistan kanë rënë në pikë të hallit. Ndonëse i kanë përfunduar zgjedhjet e përgjithshme ata nuk po janë në gjendje ta formojnë Mexhlisin ( Kuvendin ) e tyre sepse ato po kontestohen në Kosovë!

KOMENTE