Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Haxhinasto uron integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE, në festën e organizuar për fundvitin
English

Ministri Haxhinasto uron integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE, në festën e organizuar për fundvitin

Tiranë, 24 dhjetor, NOA-Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka organizuar pritjen, “Së bashku për imazhin që Shqipëria meriton”, me rastin e festave të fundvitit.

Me këtë rast Haxhinasto vlerësoi kontributin në realizimin e objektivave të diplomacisë ekonomike dhe kulturore të vendit, duke ndarë me të ftuarit vizionin për një bashkëpunim më efikas të shërbimit të jashtëm me institucionet publike e private, median dhe shoqërinë civile, si një garanci e imazhit të Shqipërisë Euro-Atlantike.

Ministri Haxhinasto përuroi vepra të “Skulptorit të Popullit” Odise Paskali, vënë në dispozicion nga familja e artistit të madh.

Për herë të parë, në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme, është ekspozuar dhe boceti i monumentit të “Heroit të Popullit” Gjergj Kastriot Skënderbeut, e vendosur në sheshin që mban emrin e tij, në qendër të kryeqytetit.

Këtë takim ministri Haxhinasto e zhvilloi me praninë e përfaqësuesve të mediave, komunitetin e biznesit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të artit dhe kulturës.

Në mbyllje të fjalës së tij, ai uroi që të gjithë së bashku të punojnë drejt rrugës së anëtarësimit për në Bashkimin Europian në mënyrë që vendi të ecë përpara.

a.y/NOA
KOMENTE