Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Vjedhja e zgjedhjeve ka këputur frenat e mendjes dhe gjuhës së Saliut
English

Rama: Vjedhja e zgjedhjeve ka këputur frenat e mendjes dhe gjuhës së Saliut

Tiranë, 24 dhjetor,, Update, NOA – Jo vetëm fjalori i përdorur nga kryeministri Sali Berisha, por edhe mesazhet që janë dhënë në seancën e djeshme nga mazhoranca, u cilësuan nga kryetari i PS-së, Edi Rama, si shenjë e degradimit të pushtetit.

Në deklaratën për mediat, Rama tha se kreu i qeverisë nuk dha asnjë shpresë për shqiptarët në këto ditë feste. Ai u ndal në të gjitha kategoritë sociale, që sipas tij, sot jetojnë më keq.

Rama theksoi se në atmosferën e Krishtlindjeve, Berisha “dje na tregoi se në çfarë prapambetje të thellë jemi”. Kreu i PS-së uroi shqiptarët për festën e Krishtlindjeve dhe tha se me shfaqje si ajo e djeshmja e kryeministrit ndryshimi i Shqipërisë është shumë afër.

“Një Shqipëri e re, jo vetëm është e mundshme, por është në dorën tonë dhe më afër mund të duket kur sheh shfaqje si ajo e mbrëmshmja”, tha Rama.

Në fjalën e tij Rama ka theksuar se situata në të cilën ndodhet vendi sot ka vetë një arsye dhe lidhet me mos hapjen e kutive.

“Vjedhja e zgjedhjeve ka këputur përfundimisht frenat e mendjes dhe gjuhës së Saliut”, tha ai, duke shtuar se “në kutitë e zgjedhjeve të shkuara lidhet rrënimi ekonomik dhe degradimi i qeverisjes”.

Ai u shpreh se populli nuk e meriton këtë qeveri. “Por a e meriton ky popull këtë qeveri që ka? Nëse do t’a kishte zgjedhur do e meritonin, po pse se ka zgjedhur nuk meriton”, tha Rama.

a.k/NOA

KOMENTE