Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Situata në zonat e përmbytura, 145 vizita mjekësore te banorët
English

Situata në zonat e përmbytura, 145 vizita mjekësore te banorët

Shkodër, 24 dhjetor, NOA – Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ekipet mjekësore kanë bërë 145 vizita në zonat e përmbytura në Shkodër dhe kanë mjekuar në spitale e të evakuimit.

Ndërkohë që një person nga komuna Ana e Malit është shtruar në spital. Ndërkohë që Shtabi i Emergjencave njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur emergjenca. Ndërsa komuna e Dajçit vazhdon të bëjë vizitat në një ambient të ofruar nga kisha e këtij fshati, si pasojë e përmbytjes së saj.

Përsa i takon monitorimit të ujit të pijshëm për në qytetin e Shkodrës, vazhdon marrja e mostrave të ujit në, dy here në ditë, në pikat e përcaktuara të cilat kanë ujë, si dhe marrja e mostrave në të gjitha ato raste kur ne mendojmë se ka probleme.

Gjithashtu Shtabi i Emergjencave njofton se bëhen analiza uji edhe kur ka një informacion nga qytetarët për probleme në lidhje me ujin e pijshëm.

“Në mostrat e sotme rezulton që klori është brenda normave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, për situatën në të cilën ndodhemi”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Emergjencave.

a.k/NOA

KOMENTE