Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat për trafik organesh, Prokuroria e Kosovës: KiE të dorëzojë provat për hetimin
English

Akuzat për trafik organesh, Prokuroria e Kosovës: KiE të dorëzojë provat për hetimin

Prishtinë, 25 dhjetor, NOA – Dhjetë ditë pas publikimit të raportit të eurodeputetit Dick Marty ku kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen si kriminelë e trafikantë organesh të ish robërve serbë në epilogun e luftës në Kosovë, është vënë në lëvizje edhe Prokuroria shtetërore e Kosovës, e cila sot në ditën e Krishtlindjeve i ka kërkuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që t’i dorëzojë kësaj prokuririsë së Kosovës, të gjithë raportin bashkë me materialet sipas Martyt ende të papublikuara për trafikim organesh, raport i miratuar të enjten e shkuar nga KiE. Prokuroria e Kosovës përmes një deklarate ka bërë apel se askush përveç prokurorisë nuk ka atributin për të akuzuar, detyrë të cilën e ka prokuroria e cila akuzon në bazë faktesh dhe provash të hollësishme e konkrete.

Në këtë kontekst në deklaratë shkruhet se “Vetëm prokuroritë, janë organet kompetente të një shteti që kanë për atribut të akuzojnë një person, apo një politikan të lartë shteti për kryerjen e një kundravajtjeje penale, një kompetencë që nuk duhet ta vërë në lëvizje askush tjetër”.

Në vijim të deklaratës, Prokuroria e Kosovës ka dashur të sigurojë KiE-n se hetimet në fjalë dhe materialet e mbledhura që faktojnë akuzat për trafik organesh duhen dorëzuar pranë organeve kompetente për ndjekje penale, duke theksuar se ato do të vlerësohen seriozisht në të mirë të zbardhjes së çështjes dhe akuzave të rënda.

Prokuroria e Kosovës ka garantuar se do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë ndërkombëtare për të hetuar mbi këto akuza të rënda në mënyrë të paanshme.

Në deklaratë informohet se prokurorët e prokurorisë së Kosovës janë të përzgjedhur nga vendet me sistemet më të mira dhe më të besueshme të organeve të akuzës, dhe askush nuk duhet të dyshojë në paanshmërinë dhe aftësinë e tyre për zgjidhjen e akuzave dhe krimeve të luftës.

Sipas kësaj prokurorie pohimet në raportin e Dick Martyt fyejnë prokuroritë e vendeve të Europës, pasi sikundër thekson prokuroria e Kosovës ishin prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë zhvilluan një hetim, në vitin 2004, i cila pas vakumit për prova mbi akuzat e lëshuara për trafik organesh në territorin e Shqipërisë, bënë që hetimi të mbyllej.

Në raportin e Dick Martyt kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi akuzohet si kryetrafikant i organeve të ish të burgosurve serbë në përfundim të luftës në Kosovë.

Vetë kryeministri Thaçi i ka cilësuar si fyerje të rënda akuzat e raportit të Martyt, duke vërejtur se ato fyejnë jo vetëm atë, por edhe UÇK-në dhe sakrificën e saj për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në bllok me autoritetet kosovare raporti është kundërshtuar edhe nga Tirana zyrtare, edhe ajo faktikisht e akuzuar pasi ka strehuar dhe është bërë vendi i kryerjes e trafikimit të organeve përdrejt Europës, një trafik i vlerësuar në miliona euro.

mit/NOA
KOMENTE