English

Digjet një qendër tregtare në kryeqytet

Prishtinë, 25 dhjetor, NOA - Qendra tregtare "Ben-af", e cila gjendet mbrapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë, sot në orët e paradites është përfshirë në flakë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë raporton se ende nuk janë sqaruar rrethanat që kanë sjellë djegien e qendrës luksoze. Por nga informatat t para dyshohet se shkak i zjarrit ishte një mbushje me gaz, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po mundohen ta shuajnë atë.

Policia ka bërë të ditur se nga zjarri nuk ka të lënduar, veç dëmeve të mëdha materiale që mendohet se janë shkaktuar.

a.k/NOA

KOMENTE