English

Fluks emigrantësh në Kapshticë, pala greke punon me pak sportele

Kapshticë, 25 dhjetor, NOA – Festat e fundvitit kanë sjellë dhe një fluks të madh pasagjerësh në pikat doganore në vend. Gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e sotëm, më problematike paraqitet pika doganore e Kapshticës.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se probleme ka pasur që pasditen e djeshme, kur rreth 40 automjete kanë qëndruar për disa orë në pikate kontrollit.

Shkaqet e vonesave lidhen me reduktimin e stafit të palës greke. Ndërsa pala shqiptare ka marrë masat për shtimin e sporteve, duke i bërë ato 8, pala greke ka vënë në funksionim vetëm 4 sportele, duke e bërë të pamundur përballimin e fluksit të emigrantëve.

a.k/NOA

KOMENTE