English

I-Pad 2, vijnë të dhëna të reja për tabletën Apple

Kinë, 26 dhjetor NOA - Vijnë nga Kina, karakteristikat e reja në lidhje me versionin e ardhshëm të i-Pad, produkti i famshëm i Apple.

Me sa bëhet e ditur ai do të ketë një ekran me prekje prej 9.7 inç dhe do të ketë një trup më kompakt krahasuar me modelin aktual (239 x 186 milimetër kundër 242,8 x 189,7 milimetër), me një fund më të sheshtë se të rrumbullakosur.

I ri gjithashtu do të jetë dhe altoparlanti i brendshëm, shumë më i fuqishëm, ashtu si dhe kamera e përparme për video-thirrje.

r.b/NOA

KOMENTE